Lajmet

Kosova e varfër me autostrada moderne

22.08.2016 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova e varfër me autostrada moderne

Konsorciumi turko- amerikan “Bechtel Enka”, që ka kryer punimet në autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë, ka përafruar punimet në segmentin e autostradës së re që lidh Kosovën me Maqedoninë, të filluar më shumë se një vit më parë.

Ela Ruçi, zëdhënëse e konsorciumit, tha për Radion Evropa e Lirë se punët janë duke u zhvilluar sipas planit të paraparë dhe së shpejti mund të lëshohet për qarkullim pjesa e kryer e saj.

“Puna po vazhdon. Deri në komunën e Lipjanit është bërë shtrimi dhe po përfundojnë edhe elementet e fundit, që e bëjnë të mundur të lëshohet për trafik autostrada”, tha Ruçi.

Përgatitjet për lëshim edhe të një segmenti të autostradës Kosovë- Maqedoni, që ka marrë emrin e politikanit “Arbën Xhaferi”, bëhen pikërisht në kohën kur pritet të fillojnë punimet në një tjetër rrugë të re; Ministria e Infrastrukturës, në muajin e kaluar, prezantoi projektin e autostradës së tretë në Kosovë, Prishtinë – Gjilan- Konҫul.

Autostrada do të ketë një gjatësi prej 47 kilometra, kurse gjerësia e saj do të jetë 32 metra.

Me autostradat e reja në Kosovë, autoritetet vendore thonë se duan të lidhin me rrugët jo vetëm qytetarët e vendit, por edhe Kosovën me vendet e rajonit dhe rrjedhimisht të Evropës perëndimore.

Në vitin 2013 është kryer autostrada që lidh Kosovën më Shqipërinë dhe vetëm një vit më vonë, në 2014, kanë filluar punimet e autostradës që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”. Punët në këtë autostradë pritet të përfundojnë në periudhën e paraparë në kontratë, për 42 muaj.

Autostrada Kosovë-Maqedoni ka gjatësi prej 55 kilometrash, kurse kostoja e saj llogaritet të jetë rreth 600 milionë euro.

Ramë Çupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se ecuria e punimeve në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, po zhvillohet sipas dinamikës se paraparë.

Megjithatë, Çupeva thotë se ministria do të zbatojë çdo plan të autostradave, i cili paraprakisht do të jetë i aprovuar dhe do të ketë përkrahjen buxhetore nga Qeveria e Kosovës.

“Pa përkrahje buxhetore dhe pa pjesën financiare nga Qeveria, të projekteve strategjike, ku përfshihet edhe ndërtimi i autostradave, mund të kenë vonesa. Por, pa pasur konfirmim buxhetor ne nuk mund të vazhdojmë më tutje” , thotë Çupeva.

Më gjithë rëndësinë e infrastrukturës rrugore, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se etapa e autostradave në Kosovë duhet të përfundojë për një periudhë të caktuar.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime strategjike STRAS, Ibrahim Rexhepi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është vend i vogël dhe i varfër, që të ketë të lidhur çdo qytet me autostrada. Posaçërisht, thotë ai, kur merret parasysh fakti se autostrada që janë lëshuar për qarkullim nuk kanë reflektuar me ndonjë zhvillim të madh ekonomik .

Rexhepi thotë se fokusi i Qeverisë së Kosovës duhet të orientohet në përmirësimin e sistemit shëndetësor, në arsim dhe sektorë tjerë, të cilët përmirësojnë kushtet elementare të qytetarëve.

“Nuk është vetëm asfalti, nuk janë vetëm autostradat ato që bëjnë Kosovën joshëse për punë dhe për jetë. Do të thotë duhet të ketë ambient të qëndrueshëm dhe jetë kualitative në Kosovë, dhe pastaj të mendohet për investime të cilat në këtë moment nuk janë të domosdoshme”, thotë Rexhepi.

Autostrada Durrës – Merdarë – Nish është projekti i radhës, që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje