Kryesore

Kosova ekstradoi në Britani priftin Lawrence Soper, të dyshuar për pedofili

22.08.2016 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova ekstradoi në Britani priftin Lawrence Soper, të dyshuar për pedofili

Ish prifti katolik i akuzuar për krime seksuale është ekstraduar nga Kosova në Britani të Madhe, pas ndjekjes së tij nga ana e policisë përgjatë pesë vjetëve të fundit.

Lawrence Soper, 72 vjeç, u arrestua të dielën pasi mbërriti në Aeroportin e Lutonit, nën dyshimin për nëntë akuza për krime seksuale për të cilat thuhet se janë kryer gjatë një periudhe prej vitit 1972 në 1986, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Soper ishte ndaluar në muajin maj në Kosovë, pas një urdhër-arresti të lëshuar në nivel evropian.

Ai tani është duke u mbajtur në paraburgim në një stacion policie në perëndim Londrës, transmeton lajmi.net.Soper u arrestua në vitin 2010 e pastaj u la i lirë që të lajmërohet vazhdimisht në polici, por nga marsi i vitit 2011, ai nuk u duk më në stacionin e policisë.

Për këtë arsye, ndaj tij është lëshuar një mandat arresti evropian në vitin 2012. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale në shkollën e Shën Benediktit në Ealing, në perëndim të Londrës, ku jepte mësim në vitet 1970 dhe 1980, transmeton lajmi.net.

Katër akuzat ndaj tij, duke përfshirë akte homoseksuale, paturpësi vulgare dhe ngacmime të pahijshme, lidhen me një viktimë të vetme që pretendohet e ka ndodhur në vitet nga 1972 deri 1976.

Djali ishte nën moshën 14 vjeç, kur Soper dyshohet se kreu një akt paturpësie vulgare ndaj tij.Dy akuza të sulmit të pahijshëm kanë të bëjnë me një djalë të dytë me moshë nën 16 vjeç që pretendohet se ka ndodhur në mes të 1979 dhe 1984.

Zyrtarët nga policia metropolitane e akuzojnë atë për veprat seksuale të shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve dhe për këtë kishin bërë përpjekje për të arrestuar priftin Soper.

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë kurse arrestimi i tij u bë në Pejë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje