Lajmet

E vërteta tronditëse, si punojnë fëmijë në të zezë dhe si u vra 17-vjeçari nga fadroma (VIDEO)

21.08.2016 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
E vërteta tronditëse, si punojnë fëmijë në të zezë dhe si u vra 17-vjeçari nga fadroma (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se ka ushtruar presion për pushimin nga puna të Alida Totës, drejtoreshës së informacionit në televizionin A1News. Ky televizion kishte pregatitur një kronikë me material investigues që implikonte Veliajn në një skemë korruptive dhe antiligjore në landfillin e Sharrës, ku disa ditë më parë humbi jetën një fëmijë. Televizionet kombëtare dhe portalet pranë Qeverisë kanë anashkaluar si investigimin, ashtu edhe pushimin e dyshimtë nga puna të drejtoreshës Tota. Një përhapje shumë të kufizuar pati edhe deklarata e Grida Dumës në emër të Partisë Demokratike, që dënonte shkarkimin e gazetares me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po pse pjesa më e madhe e mediave heshtën?

Tashmë është fakt i njohur se mbi 80% të mediave në vend kontrollohen drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Investigimi në fjalë duket se ka qenë shumë shqetësues për kryebashkiakun e Tiranës.

Nëpërmjet dëshmive, zbardhen fakte tronditëse:

– Në landfillin e Sharrës, firma ‘3R’ që është bashkëpronare me Bashkinë e Tiranës, ka punësuar mbi 50 fëmijë dhe të mitur, madje edhe të moshës 10 vjeç. Të gjithë në të zezë;

– Numri i përgjithshëm i punonjësve të landfillit ishte rreth 300 persona, të gjithë të pasiguruar;

– Ardit Gjoklaj punonte në turnin e natës, megjithëse ishte i mitur. Ai u vra ndërsa ishte duke punuar;

– Kushtet e punës ishin jashtë standardeve, pa ujë e pa banjo;

– Erion Veliaj e kishte promovuar personalisht ndërmarrjen e përbashkët Bashki-privat si një histori suksesi që ishte vetëm fillimi. Ai kishte premtuar punësim me siguracione dhe pagë dinjitoze.

Bashkia kishte për detyrë të kontrollonte që punësimi të ishte i ligjshëm dhe sipas standardeve të sigurisë, sepse është bashkëpronare në këtë aktivitet. Të dhënat e investigimit të A1News, të paraqitura sipas dëshmive, vendosin përpara përgjegjësisë automatikisht institucionin e Bashkisë së Tiranës për krijimin e një ndërmarrjeje me bashkëpronësi publike-private, e cila dyshohet se ka krijuar kushte tërësisht antiligjore për punësimin e të miturve dhe të fshehura me kujdes nga bashkëpronarët, pasi vetëm vrasja e 17-vjeçarit hodhi dritë mbi atë që po ndodhte në landfill dhe ktheu vëmendjen e medas.

Investigimi i A1News ka në të vërtetë fakte që flasin për një ‘Gërdec’ të Veliajt tashmë, pasi, njësoj si dje që akuzonte për punësim fëmijësh në Gërdec, është kapur gafil sot në të njëjtën skema antiligjore të shfrytëzimit të të miturve.

Veliaj e di mirë këtë gjë, prandaj ai, mjeshtri i eksibicionit televiziv, politikani më aktiv në media, nuk ka pipëtirë as edhe një gërmë për të dhënë qoftë edhe sqarimin më minimal për pozicionin e bashkisë në këtë histori, por krejt e kundërta dyshohet se ka ndodhur.

Veliaj akuzohet drejtpërdrejt nga drejtoresha e informacionit në A1News ai se ka ushtruar presion mbi pronarët e televizionit për ta pushuar drejtoreshën nga puna, pasi ajo dhe ekipi i gazetarëve arritën të siguronin dëshmi të drejtpërdrejta mbi aktivitetin e fabrikës. /HashtagAL

https://youtu.be/cocOkW1RMNw

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës