Asgjesohen 1320 rrënjë kanabis në Pogradec

E publikuar: 21/08/2016 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të kontrollit të territorit, si edhe në vijim të punës kundër kultivimit të bimëve narkotike, në rrethin e Pogradecit, në Qafë – Panjë, Njësia Administrative Trebinjë, nga ana e Policisë  u gjetën të kultivuara rreth 1320  bimë të dyshuara si  narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u asgjësuan  në vend, me anë të djegies dhe një  pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.