Gecaj këshillon deputetët e LDK-së, të mos bëhen vegla të opozitës

E publikuar: 20/08/2016 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se disa deputetë të LDK-së janë bërë pjesë e pazareve me Vetëvendosjen dhe AAK-në për të rrëzuar pushtetin përmes kauzës trilluese të demarkacionit. Ka thënë se të tillët po dëshirojnë të shpërndajnë mjegull.

“Thjeshtë të tillët shpërndajnë mjegull e tym, sepse ju duhet ta vjedhin të vërtetën’, ka shkruar Gecaj, në një reagim të gjatë në Facebook.

“Ato (deputetët e LDK’së që po kundërshtojnë demarkacionin) janë sajesa të dala nga fabrikat opozitare, me logon VV (LAV), me të vetmin qëllim për të përmbysë pushtetin e partisë të cilës ata i takojnë. Sikur harrohet e gjithë ajo dhunë e ushtruar ndaj tyre për muaj të tërë”, shkruan ai.

Sipas gecajt, nuk duhet hequr nga mendja se, duke e mjegulluar çështjen e demarkacionit, kjo opozitë qëllimin e vetëm dhe përfundimtar e ka përmbysjen e pushtetit.

“Mos lejoni të shndërrohemi në vegla të tyre nën petkun e patriotizmit patetik”, ka shtuar ai.