Hasanbegu u vizitua nga krerët e bashkësive islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë

E publikuar: 20/08/2016 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Hasanbeg të Shkupit sot kanë qëndruar kryetarët e bashkësive islame të Shqipërisë, Skender Bruçaj, ai i Kosovës, Naim Tërnava dhe Sulejman Rexhepi nga BFI e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zhurnal bën të ditur se tre kryetarët e bashkësive fetare janë njoftuar për së afërmi me dëmet dhe pasojat e përmbytjeve, që rezultuan me 23 të vdekur dhe një foshnje 16 muajshe të zhdukur.

Krerët e komuniteteve islame kanë premtuar ndihmë në sanimin e dëmeve dhe kthimin e jetës në normalitet.