TopTitull

Dosja e Shefave XV: Konkurrimi jashtë afatit dhe ndikimi mbi sekretarin e Qeverisë

20.08.2016 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dosja e Shefave XV: Konkurrimi jashtë afatit dhe ndikimi mbi sekretarin e Qeverisë

Tri biseda të reja telefonike, një me një ministër e dy të tjera me persona jo publik, dëshmojnë edhe më tej fuqinë dhe kontrollin e plotë të Adem Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet në Kosovë. Në njërën bisedë, tregon se si Grabovci ia sistemon një njeri këtij ministri, ndërsa dy tjera tregojnë se si Adem Grabovci mund të vendoste për secilin post të anëtarit të bordit. Insajderi, sjell këto tri biseda në pjesën e XV-të të Dosjes së Shefave.

Adem Grabovci kishte bërë marrëveshje me një person që i referohet si ministër. Grabovci do ta sistemonte Rexhep Sahitin, në Bordin e Ujërave, ndërsa ministri do ta sistemonte një person të quajtur Afrim, në një bord tjetër në Mitrovicë.

Biseda që konfirmon këtë marrëveshje është zhvilluar në dhjetor 2011, të cilën e sjell të plotë Insajderi.

Ministri ndodhej në qiell, duke udhëtuar me aeroplan për në Gjermani, ndërsa Grabovci në tokë duke futur nën kontroll institucione të shumta shtetërore. Nga toka, Grabovci e kërcënonte ministrin se do të kërkonte votëbesim posa të kthehej, sepse nuk po i kryente punët.

Të qeshurat nuk mungojnë.

Në pjesën e XV-të të serisë së shkrimeve bazuar në përgjimet telefonike të Adem Grabovcit me zyrtarët tjerë partiakë e institucionalë, përfshirë ish-kryeministrin Hashim Thaçi, Insajderi sjell tri biseda të ndryshme që dëshmojnë fuqinë e Grabovcit për të bërë çfarëdo që ka qejf, në kurriz të pasurisë publike.

“O shef, qysh je? M’paske thirr, jom t’u shku për Gjermoni, jom n’airoplan, si je”, thotë ky person që prezantohet si ministër.

“Duhet me marr shefin me veti, jo me lanë shefin… Hiç, hiç as s’po lajmëron ka po shkon as hiç, veq ngarkon detyra bone qita, bone qata, ani ani… Përgaditu për interpelancë, si t’kthehesh prej atjehit, votëbesimin e ki”, e “kërcënon Grabovci.

“Jo, jo, ti shefi, unë jom n’shërbim t’juvin”, i përgjigjet Grabovcit, ministri.

“O shef… kqyr, se m’ka porosit Rexhep Sahiti, ka konkuru, me ni bord t’ujërave, ky i Lipjanit. Osht burrë i mirë ai”, e porosit ministri, shefin.

“Hajt t’kqyri, ja ja… për kon ti… Afrimin a…, a e ka nis Afrimi hala”, e pyet menjëherë Grabovci?

“Afrimi u hi n’intervistë Mitrovicë veç me me sh.. sh…, me gojë ka me hi, n’rregull osht”, përgjigjet ministri, teksa Grabovci ia konfirmon se është kryer me Afrimin.

“Faleminderit, shef shumë”, shprehet mirënjohës ministri, për ta përgëzuar shefin se ka qenë i mirë në debat.

“I mirë je kanë n’debat hej, mos harro… T’kom përcjell, e ki kall”, thotë ai.

Në një bisedë tjetër me një person që Grabovci i referohet si Beni, flasin për poste tjera. Beni i tregon Grabovcit se dikush ia ka dërguar dokumentet dikujt që i referohet si “mustaqja”.

“Ja, paska jep ai musteqja ato dokumentat, e…, mi çu atje, për… që i paske thanë me konkurs”, e pyet Beni, Grabovcin.

“Po”, përgjigjet Grabovci.

Por, Beni thotë se konkursi ishte mbyllur dhe se nuk po di ku të lajmërohet.

“Dokumentat musteqja që o kanë n’bord aty për me konkuru prapë… E me vonesë ai. U m’shel dje konkursi, e sot s’ish kanë aty, e te kush mu lajmru, me shku nesër n’mëngjes”, totë Beni.

Por, Grabovci i jep zgjidhje. E udhëzon të shkojë te sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi.

“Te Fitimi shko”, udhëzon Grabovci.

“Eh… mi thonë, n’emër tanin a”, pyet Beni.

“Po, hajt”, konfirmon Grabovci.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci bisedon edhe me një person tjetër të cilin e udhëzon të konkurrojë në tri vende. Cak i ka hekurudhat, KEK-un dhe KOSTT-in.

“Konkurro, n’dy, tre vena, çoi edhe…”, thotë Grabovci.

“N’qato që t’kom thanë edhe n’kto n’hekurudha… I pregadita në KEK, e KOST e qashtu”, sqaron konkurruesi, teksa Grabovci e udhëzon që t’i dërgojë edhe në Ibër Lepenc, tek miku i tij, Hajdar Beqa.

Biseda e parë

Grabovci: Alo.

X: O shef, qysh je? M’paske thirr, jom t’u shku për Gjermoni, jom n’airoplan, si je?

Grabovci: Po, po, veç duhet me marr shefin me veti, hahaha.

X: Hahahah…

Grabovci: Duhet me marr shefin me veti, jo me lanë shefin…

X: O…. hahatahahaha, hajt, hajt.

Grabovci: Ku je more, ku je?

X: Qysh je, si je shef?

Grabovci: Hiç, hiç as s’po lajmëron ka po shkon as hiç, veç ngarkon detyra bone qita, bone qata, ani ani.

X: Jo, jo, ti shefi, unë jom n’shërbim t’juvin.

Grabovci: Përgatitu për interpelancë, si t’kthehesh prej atjehit, votëbesimin e ki.

X: Kur t’vi atje, interpelancë unë jam i e ki t’pëgraditë, për pozitë, për opozitë për krejt.

Grabovci: Hahah… qysh je, a je mirë?

X: Mirë rahat, mirë.

Grabovci: Ça i ki puntë?

X: E kem ni konfernecë ndërkombëtare, kom takime me njësi federale edhe n’Gjenevë edhe n’Gjermani, jom t’u shku mi kry.

Grabovci: Bravo, bravo.

X: Jon (nuk kuptohet), jon krejt atje.

Grabovci: Bravo, bravo.

X: Kysmet po.

Grabovci: Bravo, veç kaloni mirë.

X: O shef.

Grabovci: Ha…

X: Kqyr, se m’ka porosit Rexhep Sahiti, ka konkuru, me ni bord t’Ujërave, ky i Lipjanit, osht burrë i mirë ai.

Grabovci: Hajt t’kqyri, ja ja… për kon ti… Afrimin a…, a e ka nis Afrimi hala?

X: Afrimi u hi n’intervistë Mitrovicë veç me me sh.. sh…, me gojë ka me hi, n’rregull osht.

Grabovci: Jo, jo ajo u kry, për Afrimin u kry.

X: Faleminderit, shef shumë.

Grabovci: Hiq mos ki dert.

X: Hajt, shef hajt.

Grabovci: Hajt kalo mirë.

X: I mirë je kanë n’debat hej, mos harro…

Grabovci: Po a?

X: (nuk kuptohet) T’kom percjell, e ki kall.

Grabovci: Hahahaha…

X: Hajt, t’fala.

Grabovci: Tung, tung.

X: Hajt, kalofshit mirë, t’fala

Biseda e dytë

Grabovci: Po Beni.

Beni: Bosi, çka bone, a u lodhe?

Grabovci: Jo, kapak.

Beni: Ja, paska jep ai musteqja ato dokumentat, e…, mi çu atje, për… që i paske thanë me konkuru.

Grabovci: Po.

Beni: E…, tash u m’shel, po aty s’ish kon kërkush, te kush kush mu lajmeru, a qysh me ja bo a?

Grabovci: Qysh, qysh qysh?

Beni: Dokumentat musteqja që o kon n’bord aty për me konkuru prapë

Grabovci: Po?

Beni: E me vonesë ai, u m’shel dje konkursi, e sot s’ish kanë aty, e te kush mu lajmru, me shku nesër n’mëngjes?

Grabovci: Tybe n’disha.

Beni: Kshtu veç me shku direkt te Fitimi, qysh mi than, a qysh me ja bo?

Grabovci: Te Fitimi shko.

Beni: Eh… mi thonë, n’emër tanin a?

Grabovci: Po, hajt.

Beni: U kry, u kry hajt.

Biseda e tretë

Garabovci: Mirëdita, a je mirë?

X: Mirë, mirë.

Grabovci: Çka i ki punët?

X: Mirë.

Grabovci: Hej.

X: Urno.

Grabovci: Konkurro, n’dy, n’dy, tre vena çoi edhe…

X: Po t’kallxova ku unë.

Grabovci: E…

X: N’qato që t’kom thanë edhe edhe n’kto n’hekurudha.

Grabovci: Ani de.

X: Në dyjat (nuk kuptohet)

Grabovci: U bo.

X: E tjetër kun a me çu?

Grabovci: Paj, çoi ku ta merr menja qaty.

X: Unë i përgatita edhe n’kto tjerat veç…

Grabovci: Ku?

X: I përgatita KEK, e KOST e qishtu.

Grabovci: Hajt çoi qaty n’hekurudha, çoi në… Iber Lepenc a i ke çu?

X: Po, po. Ani pi la veç, u bo burrë mos t‘çoj se pom vjen edhe mërzi mi çu n’100 vena.

Grabovci: Okej, okej.

X: Hajt, n’qato dyja.

Grabovci: Hajt, hajt shoqi.

X: Hajde, tung. /Insajderi.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje