Kryesore

Lamtumira e Biden – Dobësimi i influencës amerikane në Ballkan

20.08.2016 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lamtumira e Biden – Dobësimi i influencës amerikane në Ballkan

Nën titullin „dobësimi i influencës amerikane në Ballkan“ e përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung analizon vizitën e zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden në Serbi dhe në Kosovë.

Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan me thirrjen për të avancuar pajtimin serbo-shqiptar. Veçanërisht në Kosovë ka rënë influenca amerikane, konstaton analisti Andreas Ernst: „Në qendrën turistike të Beogradit Joseph Biden të martën bleu një palë opinga tradicionale serbe. Të mërkurën në Prishtinë ai uroi fituesen e parë kosovare të Olimpiadës, Majlinda Kelmendi. Ndërsa pasdite mori pjesë në ceremoninë në bazën amerikane Bondsteel me rastin e inagurimit të një rruge që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.

Nuk munguan pra gjestet simbolike gjatë vizitës së lamtumriës të zëvendës presidentit amerikan Biden. Por këto gjeste nuk mundën të fshehin, se SHBA-ja ka hequr dorë nga roli i saj vendimtar i viteve nëntëdhjetë në Ballkanin Perëndimor. Janë Berlini dhe Brukseli tani që e kanë marrë në dorë skeptrin. Por edhe përfytyrimi për një rajon të paqëtuar ende nuk është bërë realitet….

Raportet serbo-amerikane janë tradicionalisht të tensionuara. Në Beograd nuk harrohet roli drejtues i Uashingtonit gjatë bombardimit të vendit më 1999 dhe mbështetja e pavarësisë së Kosovës më 2008. Megjtihatë Vuçiq përkundër opinionit publik përpiqet t’u serviret amerikanëve si një politikan bashkëpunues. Që nga fillimi i korrikut Serbia u ka ofruar strehim gjashtë ish të burgosurve të Guantanamos, të cilët SHBA-ja përpiqej prej vitesh t’i shpërndante në vende të ndryshme. ..Biden tha gjatë vizitës së tij shprehimisht, se Uashingtoni nuk ka asgjë kundër ‚marrëdhënieve tradicionalisht të mira mes Sebrisë dhe Rusisë‘. Megjithatë presidenti Tomislav Nikolic i bëri të qartë, se këto marrëdhënie janë të pathyeshme dhe as që mund të mendohet pjesëmarrja serbe në sanksionet kundër Moskës.

Pritja e Bidenit në Kosovë ishte vërtetë më e përzemërt, por edhe më problematike në aspektin politik. Që kur se para disa vitesh partia Vetëvendosje ka krijuar një lëvizje të fortë opozitare, kanë kaluar kohët, kur çdo dëshirë e Uashingtonit konsiderohej si urdhër.

Një pjesë e madhe e opinionit është pro-amerikane dhe e ka të qartë, që pa SHBA-në nuk do të ekzistonte shteti. Por miqësia nuk është më pa kushte. Apeli i Bidenit për krijimin e Asosacionit të komunave serbe hasi në veshin e shurdhër të opozitës. Ndryshe nga Serbia, ku në thelb nuk ka opozitë dhe alternativë ndaj Vuçiqit, në Kosovë përkrahësit e procesit delikat të pajtimit qendrojnë dhe bien me udhëheqjen aktuale politike. Nëse opozita vjen në pushtet, procesi do të vihet në pikëpyetje. Këtë Bideni e di e megjithatë nuk mund të influencojë.“, shkruan gazeta zvicerane „Neue Zürcher Zeitung“.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje