Lajmet

Vuçiq me agjendë të fshehtë, s’do përfaqësim politik të Kosovës në forumin e Nishit

19.08.2016 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vuçiq me agjendë të fshehtë, s’do përfaqësim politik të Kosovës në forumin e Nishit

​Qeveria serbe e Aleksandar Vuçiqit po vazhdon përpjekjet për ta përjashtuar përfaqësimin e Kosovës në nivel qeveritar në një forum të përbashkët ekonomiko-biznesor mes dy vendeve shqiptare dhe shtetit serb.
Derisa Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka ende ndonjë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në forumin ekonomiko-biznesor, që parashihet të organizohet gjatë tetorit në Nish, në Prishtinë është duke qëndruar kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Millan Vraniq, shkruan Gazeta Express.

Burime brenda Qeverisë së Kosovës i kanë treguar Gazetës Express se Vraniq në Kosovë do të qëndrojë edhe të shtunën, dhe është duke bërë përpjekje tek përfaqësuesit e bizneseve që të marrin pjesë në forumin që organizohet pas dy muajsh.

Të njëjtat burime thonë se Serbia e ka të qartë qëllimin e saj që t’i bindë bizneset nga Kosova të marrin pjesë në forumin në fjalë, ndërsa në anën tjetër t’i lë jashtë forumit përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët zyrtarisht do duhej ta përfaqësonin shtetin në këtë forum ekonomik, të parin të këtij lloj mes tri shteteve.

Qëllimin e Beogradit që takimi i Nishit të jetë vetëm në nivel kryeministrash të Shqipërisë dhe Serbisë, por me faktor ekonomik edhe nga Kosova e përfaqësues tjerë të nivelit më të ulët udhëheqës, e ka bërë të qartë vet kryeministri serb, Vuçiq, një ditë më parë.

LEXO EDHE
Prokuroria kërkon vazhdimin e hetimeve kundër Shefqet Krasniqit, pritet aktakuzë për disa imamë të tjerë
“Në atë mbledhje nuk do të jenë (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi, as (kryeministri i Kosovës) Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq për mediat serbe, duke shtuar se në Nish biznesmenët do të vijnë meqë qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato serbe.

Ndërsa rreth forumit ka folur të premten edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që organizmin e shfaqi kryesisht si ide forumi vetëm të nivelit biznesor dhe ekonomik, dhe si pikënisje për bashkëpunimin dhe eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë.

“Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, citohet të ketë deklaruar Rama për Klan Kosovën, duke hedhur poshtë raportimet në mediat serbe se Rama ka kërkuar që në takim të jenë pjesëmarrës edhe qeveritarë nga Kosova, si kryeministri Mustafa apo presidenti Thaçi.

Forumi i përbashkët ekonomik dhe biznesor mes Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë pritet ta këtë pjesë të agjendës së saj edhe promovimin e idesë për lidhjen e autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë.

Gazeta Express ka provuar të premten të marrë koment nga ana e zyrtarëve shtetërorë rreth ftesës dhe pjesëmarrjes në këtë organizimin, por zyrtarë të qeverisë i kanë sqaruar gazetës se Prishtina zyrtare ende nuk ka marrë ftesë për këtë forum tre palësh, dhe nuk janë në dijeni të plotë rreth organizimit dhe formës së tij.

Të njëjtit zyrtarë, në kushte anonimiteti, i kanë thënë gazetës së dyshojnë nëse Kosova do të ftohet në nivel qeverie në këtë forum, duke pasur parasysh se Serbia nuk e njeh në asnjë formë shtetin e Kosovës. /GazetaExpress/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje