Kryesore

Kadri Veseli “konkurron” për librin Ginis

19.08.2016 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kadri Veseli “konkurron” për librin Ginis

Nëse do të kishte konkurrim për librin Ginis në lidhje me përdorimin e shpeshtë të një fjalie nga politikanët, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit edhe kryetari i Partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me siguri se do të ishte një nga kandidatët potencial.

Gjuhëtari Bardh Rugova thotë thotë se një gjë e tillë ndodh në raste kur një njeri është duke folur me një njeri të panjohur, ka frikë nëse bashkëfolësi nuk do të përgjigjet apo se si do të përgjigjet. Në gjuhë, një përsëritje e tillë quhet “mbushës verbalë”.

Kjo ndodhi në intervistën e tij të fundit dhënë për televizionin publik, pak para ardhjes në Kosovë të zëvëndëspresidentit Amerikan, Joe Biden, ku brenda 59 minutave sa ka zgjatë intervista, Veseli e ka përdorë fjalinë:“NË TË NJËJTËN KOHË” plot 40 herë.

Për më shumë shikoni videon e intervistës së dhënë për Radio Televizionin e Kosovës në emisionin DEBAT që udhëhiqet nga kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha.

Vetëm pas pyetjes së parë Veseli e ka përdorë këtë fjali vend e pa vend 5 herë. Pas pyetjes së dytë 4 herë, pas pyetjes së tretë 3 herë dhe pas pyetjes së katërt 2 herë. Kurse, gjithsej brenda dhjetë minutave të parë të intervistës kryetari Veseli këtë fjali e përdori 14 herë, që i bie se më shumë se gjysmë minuti i ka harxhuar vetëm duke e përdorur këtë fjali, shkruan KosovaPress.

Ndërkohë, gjatë bisedës, kryetari Kadri Veseli këtë shprehje vjen duke e përdorur më rrallë, ku përgjatë 16 minutave të ardhshëm apo deri në minutën e 26 apo rreth gjysmës së intervistës, fjalinë “në të njëjtën kohë”, e përdor edhe 9 herë.

Gjatë pjesës tjetër të intervistës, rreth 24 minutëshe, Veseli këtë shprehje e përdori edhe 17 herë, duke e përsëritur kështu gjatë gjithë intervistës plotë 40 herë këtë shprehje apo këtë fjali apo rreth dy minuta.

Gjuhëtari Bardh Rugova ka një shpjegim pse një njeri mund ta përdor një shprehje, një fjalë apo një fjali të njëjtë kaq shpesh gjatë një bisede të shkurtër.

Rugova thotë se një gjë e tillë ndodh në raste kur një njeri është duke folur me një njeri të panjohur, ka frikë nëse bashkëfolësi nuk do të përgjigjet apo se si do të përgjigjet.

Rugova po ashtu tregon se kjo ndodh për faktin se njeriu kur flet nuk ka asgjë të shkruar përpara vetës, andaj këtë përsëritje e bënë duke kërkuar fjalët e nevojshme gjatë bisedës.

“Kjo tregon për gjendjen e folësit, mund të jetë i shqetësuar për një moment ose diçka tjetër ose e kërkon fjalën e duhur në momentin e caktuar. Fakti që t’i e përmendë disa herë është se nën një je duke fol me dikë që nuk e njeh mirë, dyshimi a me t’u përgjigje ose jo, e ka një bazë të drojës të përgjigjes apo e merr përgjigjen apo jo dhe e dyta për shkak se kur flasim nuk kemi diçka të shkruar përpara, i kërkojmë fjalët njërën pas tjetrës dhe na duhet pak kohë deri sa e gjejmë një fjalë të duhur në atë moment. Nëse e kemi një gjendje të tillë, atëherë e përsërisim një fjalë dy a tri herë apo varësisht prej situatës”, është shprehur profesor Rugova.

Profesori i Gjuhës në Universitetin e Prishtinës, Bardh Rugova, po ashtu e përmend një rast konkret kur njeriu mund të ketë një shprehje të tillë gjuhësore.

“Shembull del një djalë me një vajzë për herë të parë dhe në këto raste një gjë e tillë është e zakonshme”, ka thënë Rugova.

Në gjuhë, një përsëritje e tillë quhet “mbushës verbalë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është një ndër figurat politike në vend i cili njihet për fjalorin e tij rajonal, ku përdor edhe shprehje rajonale siç është fjala “kty” në vend të “këtu”…etj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje