Lajmet

Kadri Veseli: Amerika, Meka e kosovarëve

19.08.2016 02:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kadri Veseli: Amerika, Meka e kosovarëve

Për të diskutuar rreth vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden, aktualiteteve politike në vend duke përfshirë përgjimet, demarkacionin dhe PDK-në nën udhëheqjen e re, i ftuar në emisionin Zona e Debatit është i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sa i përket vizitës se Joe Biden, Veseli cilësoi qenësore faktin që Kosova si vend i vogël është fokus i SHBA-ve, njëkohësisht konsideron veten të nderuar që ka pasur rastin të takohet me Biden, njofton Klan Kosova.

“Vizita e nënkryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është historike. Është qenësore që një vend i vogël si Kosova të ketë fokus kaq të madh të shtetit më demokratik në botë, SHBA-së. Kam qenë jashtëzakonisht i nderuar që të kem takim me të. Kam qenë i nderuar që në largimin e tij nga Kosova të jem njeriu që e përshëndet. Në protokollin e shtetit amerikan, kryetari i Kuvendit ka rol tjetër. Jam shumë mirënjohës dhe falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ndjej veten krenar që jam mik i atij shteti. E konsideroj nder të veçantë të jem mik i një SHBA-së” ka thënë Veseli.

Për më tepër kryekuvendari ka theksuar rendësin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën dhe ndër mesazhet më të fuqishme të Biden cilësoi mbështetjen që SHBA-të do t’i ofrojnë Kosovës gjithmonë.

“SHBA-ja, për ne shqiptarët, për Kosovën, është si Meka për botën islame, për arsye se të gjitha të mirat e popullit tonë vijnë nga atje. Unë e kam pasur nder të jem pjesë e këtij kontributi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin. Jam i privilegjuar që në këtë pjesë të raporteve, një gur i veçantë, ka qenë edhe roli im”.

“I kam përcjellë me vëmendje mesazhet e Biden. Mesazhe të një njeriu mik të Kosovës. Të një prej dikur senatorëve më të zëshëm në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. Vet fakti i ardhjes së tij me tërë familjen është i jashtëzakonshëm, ndaj nuk duhet të nënçmohet nga askush. Mesazhi më i fuqishëm është ajo që tha se SHBA-ja do të jetë gjithmonë me ju” përfundoi Veseli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje