Lajmet

Biden: Të gjithë pasardhësit e mi do ta vizitojnë Kosovën (Foto)

17.08.2016 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Biden: Të gjithë pasardhësit e mi do ta vizitojnë Kosovën (Foto)

Rruga nacionale që lidh qytetin e Ferizajt dhe qytetin e Gjilanit, nga sot do ta bartë emrin Beau Baiden. Ky është emri i djalit të ndjerë të nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Baiden, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës, ceremoni kjo e cila është mbajtur në afërsi të kampit Bondstill, në të cilën janë të vendosur trupat amerikane në kuadër të KFOR-it.

Nënpresidenti Biden e ka quajtur moment të lumtur, por edhe të dhimbshëm, emërtimin e kësaj rruge me emrin e djalit të tij të ndjerë, si dhe zbulimin e pllakës përkujtimore për të. Ai ka evokuar kujtimet kur djali i tij, Beau, kishte ardhur në Kosovë.

“Kur Beau kishte ardhur këtu, ai ishte dashuruar me këtë shtet, ashtu sikurse më ka ndodhur edhe mua kur erdha këtu. Ja, shikojeni këtë shtet madhështor. E mbaj mend që kur jam kthyer në shtëpi, i rrëfeja bashkëshortes sime Jill, se sa i bukur është ky vend”.

“Ne ju jemi shumë, shumë falënderues. Kemi mbetur pa fjalë”, është shprehur nënpresidenti Biden, i cili ishte i shoqëruar nga anëtarët e ngushtë të familjes së tij.

Ai ka përkujtuar se sa ishte i përkushtuar biri i tij, Beau, ndaj drejtësisë, zbardhjes së krimeve të luftës dhe se vizitat e shpeshta të tij në Bondstill, e kanë motivuar që më vonë të bëhet pjesëtar i ushtrisë amerikane.

Rruga që tashmë bartë emrin e djalit të tij të ndjerë, si dhe pllaka përkujtimore për të, siç ka thënë nënpresidenti Biden, do të jetë vendi ku gjeneratat e ardhshme të familjes Biden, duhet ta vizitojnë.

“Pas 5,10,20 dhe 60 vitesh, nipërit dhe mbesat e mija, stërnipërit dhe mbesat, stër-stër-stërnipërit dhe mbesat e mija…ju siguroj se çdo Biden që do të lindë, do ta realizojë këtë udhëtim në Kosovë, për ta parë këtë monument që i kushtohet babait, gjyshit, dhe stër-stër-stër gjyshit të tyre.”

“Dhe për njerëzit e Kosovës, gjatë këtyre 40 viteve të fundit mund të them se ju kam parë, dhe se njëjtë sikurse Beau, unë besoj në ju. Unë besoj se ju, jo vetëm që mundeni, por edhe do të ndërtoni një Kosovë të lirë, demokratike dhe prosperues, një vend që përmbush ëndrrat dhe shpresat e njerëzve të Kosovës, të cilat iu kanë mohuar për një kohë kaq të gjatë”, ka thënë nënpresidenti Biden.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përmes kujtimit për Beau Baiden, Kosova e përkujton rrugën e përbashkët të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që rruga e cila tash e tutje do ta mbajë emrin e Beau Baiden, do ta kthejë shpesh vëmendjen e familjes Biden kah Kosova.

“Sipas traditës tonë, shtëpia e kosovarit është shtëpia e mikut të tij. Ju tashmë jeni miqtë e Kosovës. Nuk keni nevojë për ftesë që të vini në Kosovë, sepse ju, tashmë, vini në shtëpinë tuaj. Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përhershme. Zoti e bekoftë familjen Biden. Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, ka thënë Mustafa.

Beau Baiden, djali i i ndjerë i nënpresidentit Joe Biden, në vitin 2001 kishte shërbyer në Kosovën e pasluftës, si këshilltar i brendshëm ligjor. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Beau Baiden ka vuajtur nga sëmundja e kancerit të trurit. Ai ndërroi jetë me 30 maj të vitit 2015, në moshën 46 vjeçare. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje