Haradinaj përkujton heroin Skender Çekun: I përkulemi heroizmit dhe sakrificës së tij

E publikuar: 17/08/2016 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AA-së, Ramush Haradinaj sot ka nderuar heroin Skender Çeku.

Haradinaj me këtë rast ka theksuar se Çeku ka dhënë gjakun e tij për lirinë e të gjithë neve, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Positimi i plotë i Haradinajt:

“Nderim për Heroin e Kombit, Skender Çeku, që dha nga gjaku i tij për lirinë e gjithë neve, deri në Betejen heroike të Logjës. Sot i përkulemi heroizmit dhe sakrificës së tij, në vendin e tij te amshimit, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Lavdi!”, shkruan ai.