Shkruan: Mr. Sc. Blerta Haxhiaj
”Falë krijimit të ‘seksit’, këtij elementi imagjinar, dispozitivi i seksualitetit ka arritur të nxisë te ne një nga pamjet më thelbësore të funksionimit të tij të brendshëm, dëshirën e seksit-deshirë për të pasur, për ta zotëruar, për ta zbuluar, për ta çliruar, per ta artikulluar në ligjërime, për ta shprehur me vërtetesi. Madje, vete ‘seksin’ e ndertoi si gjënë më mirefilli të dëshirueshme. Pikërisht, ky karakter i dëshirueshëm i seksit rrënjos te secili nga ne urdhëresen për ta njohur, urgjencen për t’i nxjerre në dritë ligjin dhe pushtetet; kjo cilësi na shtyn të besojme se shpallja e të drejtave të seksit tonë na ngre kundër çdo pushteti, kur, në fakt, ajo na lidh akoma më fort pas dispozitivit të seksualitetit, ai që nga thellësite e vetes sonë nxori në sipërfaqe vegimin ku pandehim se gjejmë vetveten, të zymtin vezullim të seksit” Foucault komenton mbi fenomeneve se a janë këto strategjitë përsa i përket kësaj, një represion kundër seksualitetit apo një kontroll mbi të. Këto pikëpamje e bëjnë Foucault një nga konstruktivistet e parë në këtë domen, duke proklamuar se seksualiteti dhe natyra e seksit nuk është një kategori e natyrës, duke patur një themelim në realitet sidoqoftë është një pyetje e konstruksionit social, kategoritë kanë ekzistence vetëm në shoqëri, dhe aplikimi i tyre është me hamendje në shoqeritë e tjera, ja pse nuk ishte folur për homoseksualitetin p.sh në Greqinë e Lashtë atë që ne e dime dhe e quajme homoseksualitet nuk ekzistonte jashtë specifikave në kontekstin kulturor. E njëjta gjë ndodh edhe me seksualitetin, seksualiteti është i domosdoshëm për prokrijimin, por nuk do të thote se seksualiteti, duhej teorizuar gjithçka për sa i përket sjelljes erotike, ku rrëfimin e bën si bazë të teknikave më të vleresuara për të prodhuar të vërteten:
Mirëpo, rrëfimi është një lloj rituali ligjërimor ku subjekti që shprehet përputhet me subjektin e shprehjes së tij; njëkohësisht, është ritual që shpaloset brenda raportesh pushteti, sepse s’ka rrëfim pa praninë, qoftë virtuale, të një partneri, i cili nuk është thjeshtë bashkëbisedues, por instance që e kërkon, e detyron, e vlerëson rrëfimin, dhe ndërhyn për të gjykuar, ndëshkuar, falur, ngushëlluar, pajtuar; një ritual ku, së fundmi, thjesht akti i të shprehurit, pavarësisht nga pasojat e jashtme, sjell për folësin modifikime, të brendshme; e shfajëson, e lehtëson, e pastron, i heq barren e fajeve, e çliron dhe i premton shpëtimin” e cila është një kategori natyrore dhe e domosdoshme.
Seksualiteti është diçka më shumë se një sjellje seksuale, si një analizë e konstruktit sociale shkenca seksuale tregon dhembët e saj të mprehte dhe sado të mahnitshem edhe aq të rrezikshem, rrëfimi është baza e saj, si një prespektivë e studimit të origjinës dhe përfeksionimin e pikëpamjeve në rrugë totalisht të reja. Nëse e trajtojmë si një identitet në vetë, hulumtimit të një seksi të vërtetë që shpreh në mënyrë të përshtatshme realitetin e personave, na paraqitet si konstruksion i modernitetit dhe teknikave të trupave, që Foucault propozon relacionin mes pushtetit dhe seksualitetit ku avancon hipoteza e bashkëjetesës së tyre si dispozitiv i ndërtuar dhe jetësor nga vetë pushteti.
Mbi diskurset e seksualitetit vihet re një hipotezë represive që nga pastoralja katolike që e përshpejton proçesin e rrëfimin, shkenca seksuale ajo që institucionalizon dhe qeverisë të vërtetën mbi seksin, një dije që duhet të tregohet në cilësi të sferës seksuale ku janë të vërtetat e individit dhe përgjegjësitë e tij, të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, nën hijen e pushtetit seksualiteti është pikërisht një institucion (institution- qëllim, caktim, objekt [lat]) i modernitetit, diskurseve, i praktikave të shumta në fushën e vetëdijes si strategji të emancipimit dhe lirisë seksuale, ku ajo shndërrohet në një nga elementet më fondamentale të politikave produktive të pushtetit, një element i instrumentalizimit të strategjive multiplike. Seksualiteti është prodhim i mijëra sekseve; të cilat janë aq shumë saqë nuk do të mund të kontrollohen. “Seksualiteti proçedon në rruge të tilla njëjtë si të bëhesh femra e një mashkulli dhe si të shndërrohesh në kafshë të kafshës” (A THOUSAND PLATEAUS Capitalism and Schizophrenia Gilles Deleuze Felix Guattari) një mision i vështirë.
Këtu nuk ka nevojë për bishën, e cila përsëri do të ngrihem dhe shume anekdota psikiatrike të dokumentuara tregojnë interesimin e tyrë; nuk është thjeshtë çështja kush luaj rolin e ‘qenit’ si një xhentelmen mirëpo të shndërrohesh në një kafshe është një tjetër pushtet qëkur realiteti i tyre qëndron në vetëvete, në mënyrë proksimale dhe indiskrete ai ekstrakt që shpërndale elementet nga kafsherorja tej shtepijakës, dobise apo imitimit duke thirrur : “Ja Bisha” pa dyshimin çdo gjë është e papërceptueshme dhe imanenca e fillimit është një formulë kozmike.