Sport

Rashica e Meha largohen nga Kombëtarja, zgjedhin Kosovën

15.08.2016 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rashica e Meha largohen nga Kombëtarja, zgjedhin Kosovën

Suksesi i Majlinda Kelmendit duke u shpallur kampione olimpike në Rio 2016 ka dhënë menjëherë efektet e para. Triumfi i saj duket se ka ndezur ndjenjat patriotike të Milot Rashicës dhe Alban Mehës, të cilët kanë vendosur të braktisin kombëtaren shqiptare dhe të luajnë për fanelën e Kosovës duke filluar nga eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në një deklaratë të postuar në FB, pasi ka falënderuar të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen që i kanë dhënë deri tani, Rashica pohon se ka qenë një vendim shumë i vështirë, por që në fund peshorja e ndërgjegjes personale anoi nga vendlindja e tij. Rashica shkruan gjithashtu se ky vendim nuk duhet marrë si diçka kundër Shqipërisë, por si një përpjekje për të dhënë kontributin e tij në hapat e parë të përfaqësueses se Kosovës. 20-vjeçari i cili ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë u la jashtë Europianit nga trajneri Gianni De Biasi, gjë e cila mund të ketë ndikuar në vendimin e fundit të Rashicës. Ndryshe ka vepruar Alban Meha, i cili në faqen e tij zyrtare në FB nuk ka shkruar asnjë fjalë, por ka publikuar një foto të tij me fanelën e përfaqësueses Kosovare. Dihet që marrëdhënia mes De Biasit dhe mesfushorit nuk ishte më e mira e mundshme, madje në deklaratat e fundit për shtyp para evropianit, tekniku italian pohoi se Meha nuk bën më pjesë në planet e tij. Nëse Bunjaki do ti grumbullojë këta dy lojtarë, atëherë debutimi i tyre me përfaqësuesen e Kosovës do të jetë në Helsinki, në ndeshjen e parë ndaj Finlandës. Ja statusi i plotë i Milot Rashicës Përshëndetje! Mbasi para disa ditëve informova presidentin e FSHF-së siç edhe trajnerin e kombëtares, dua të ju vëj në dijeni për vendimin që kam marr, për të luajtur në të ardhmen me përfaqësuesen e Kosovës. Nuk e kisha të lehtë për të vendosur. Pasi një kohë të gjatë kam luajtur me grupmoshat e Shqipërisë si edhe me Kombëtaren, e cila ka përfaqësuar të gjithë Shqiptarët – brenda dhe jashtë trojeve. Ky vendim nuk është një vendim kundër Shqipërisë. Më tepër është një zgjedhje për Kosovën, mbasi unë aty kam lindur dhe jam rritur. Ky vendim me siguri nuk do të ju pëlqej të gjithëve. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim nga ana e tifozëve dhe drejtuesve të FSHF-së. Dëshira ime personale do ishte që një ditë të kishim një kombëtare të përbashkët dhe unë të isha pjesë e sajë. Për arritjen e kësaj ëndrre duhet të punojmë të gjithë shqiptarët së bashku. Ju falenderoj të gjithë tifozëve shqiptar për mbështetjen! Jam krenar që pata mundësin për të luajtur me ngjyrat kuq e zi./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje