Këngëtarja Adelina Berisha ditë më parë kishte paralajmëruar këngën e saj më të re.
Duke publikuar fotografi të ndryshme ajo kishte ndarë momente nga xhirimet e videoklipit.
Ndërsa sot është bërë lansimi i këngës ‘T’kom ik’ si projekti më i ri nga Adelina.
Ajo pas shkëputjes së bashkëpunimit me On Records ka ardhur përsëri me një këngë mjaft të mirë dhe me një stil të njëjtë me atë që mban gjithmonë.


















