Haziri: FSK ka kapacitete për emergjenca në Kosovë dhe jashtë saj

14.08.2016 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haziri: FSK ka kapacitete për emergjenca në Kosovë dhe jashtë saj

“Forca e Sigurisë se Kosovës është e gatshme të reagojë në situata emergjente apo në rast të fatkeqësive natyrore si në Kosovë, rajon por edhe krahas trupave të NATO-s”.

Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kolonel Naim Haziri – shef i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo forcë ka kapacitete të mjaftueshme dhe të specializuara për raste të tilla.

Radio Evropa e Lirë: Kolonel, sa është e gatshme FKS- ja në rast të emergjencave apo edhe fatkeqësive natyrore?

Naim Haziri: Misioni primar që ka FSK-ja, është që t’i përgjigjet kërkesave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në reagim në situata emergjente. Bazuar në vlerësimet, analizat pas-vepruese që janë bërë edhe të reagimeve reale në fatkeqësi, por edhe në ushtrimet fushore që i realizojmë në funksion të ushtrimit të kapaciteteve tona, në reagim në situata të tilla, ne vlerësojmë dhe besojmë fuqishëm që Forca e Sigurisë se Kosovës është e gatshme, e përgatitur mjaftueshëm dhe e trajnuar që të ballafaqohet më fatkeqësitë natyrore më të cilat mund të ballafaqohet Republika e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Por, cilat janë kapacitete e FSK-së, kolonel ?

Naim Haziri: Brenda strukturës organizative, FSK-ja, ka një regjiment të mbrojtjes civile, e cila i ka brenda saj të strukturuara njësitë e specializuara, të cilat reagojnë në situata të tilla. Për shembull, kërkim shpëtimet në ujëra, në male, deminimin në fushë, deminimin humanitar.

Kështu që, janë strukturat bazike specialistike , të cilat reagojnë të parat në situatat emergjente, të mbështetura edhe nga batalionet e reagimit të shpejtë, të cilat mbulojnë rajonet e Mitrovicës, Pejës që është e stacionuar në Istog dhe Gjilan. Baza kryesore e reagimit është te njësitet specializuara të regjimentit mbrojtës të sigurisë.

Radio Evropa e Lirë: Po makineri apo pajisje keni mjaftueshëm ?

Naim Haziri: Këto njësi që përdorin edhe pajisjet specialistike, bazuar në kapacitetet humane, njerëzore dhe profesionale edhe pajisjet janë konform personelit që kemi të angazhuar. Edhe me pajisje jemi pajisur mjaftueshëm. Mirëpo, për çdo ditë, pajisjet modernizohen dhe ne si FSK, tentojmë që vazhdimisht të ndjekim trendin e zhvillimit dhe të teknikës në këto njësi të specializuara.

Radio Evropa e Lirë: Sa është numri i pjesëtarëve që marrin pjesë në këto raste?

Naim Haziri: Forca e Sigurisë së Kosovës në formacion numëron 2500 pjesëtarë. Mirëpo, te formacioni bazik që reagon te njësitë e specializuara janë në formacion të regjimentit të mbrojtjes civile.

Radio Evropa e Lirë: Sa jeni të gatshëm që t’i dilni në ndihmë kërkesave të vendeve fqinje, por edhe më larg?

Naim Haziri: Edhe në kuadër të misionit që ka FSK-ja, misioni është reagimi brenda dhe jashtë Kosovës, sipas kërkesave. Ne e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën se me kapacitet tona jemi të gatshëm që të mbështesim edhe shtetet në rajon, sepse këtë e kemi dëshmuar më reagimet që i kemi pasur në Republikën e Shqipërisë, dy herë gjatë vërshimeve që kanë pasur në rajonin e Shkodrës.

Forcat tona të mjaftueshme kanë arritur për një afat të shkurtër kohor, të dislokojnë dhe të sanojnë situatën në Republikën e Shqipërisë, gjatë vërshimeve që kanë qenë.

Prandaj, ne besojmë fuqishëm që me kapacitetet tona që kemi, ne mund t’i dalim ndihmë edhe vendit tonë, por edhe shteteve të rajonit, ndoshta edhe më tutje. Por, me një kapacitet të kufizuar me çështjen e transportit të pjesëtarëve.

Ne mund të mbështesim në rajon, për shkak se kemi transportin tokësor. Mirëpo nëse duhet të lëvizim në një distancë më të madhe kërkohet mbështetja me pajisje ushtarake. Realisht, gatishmëria e shteteve të NATO-s që janë në Kosovë nuk mungon për të mbështetur në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Është kërkuar disa herë përfshirja e FSK-së, për ndihma krahas trupave të NATO-s në vende të caktuara, çka është bërë në këtë drejtim?

Naim Haziri: Gatishmëria e FSK-së është ofruar vazhdimisht që të jemi pjesë e trupave të NATO-s kur paraqitet nevoja. Mirëpo,deri më tani,ne nuk kemi pasur ndonjë ofertë konkrete për t’ju bashkangjitur këtyre trupave.

Por, kemi qenë pjesë ushtrimeve në testim të kapaciteteve të përbashkëta, qoftë tonat në koordinim apo sinkronizim me ushtritë tjera. Kurse, në një reagim konkret të përbashkët nuk kemi marrë pjesë, përveç në Republikën e Shqipërisë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë jeni të gatshëm të merrni pjesë krahas trupave të NATO-s nëse kërkohet?

Naim Haziri: Absolutisht, absolutisht po. Në çdo moment që kërkohet, Forca e Sigurisë se Kosovës është e gatshme të marrë pjesë në çdo situatë që paraqitet në kuadër të misionit tonë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh, do të më mungosh shumë profë

Abdixhiku për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh, do të më mungosh shumë profë

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Haxhiu: Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor, u rikthyen kujtimet e rënda për shumë qytetarë

Haxhiu: Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor, u rikthyen kujtimet e rënda për shumë qytetarë

Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg

Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg

Kos kërkon stabilitet institucional, thotë se 2026 mund të jetë viti i Kosovës

Kos kërkon stabilitet institucional, thotë se 2026 mund të jetë viti i Kosovës

Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

Premton Kurti: Në mandatin e ardhshëm shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Premton Kurti: Në mandatin e ardhshëm shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

Musliu: Provokim direkt nga Kurti për ta nënshtruar Skenderajn

Musliu: Provokim direkt nga Kurti për ta nënshtruar Skenderajn

Pamje nga qendra e Skënderajt, qytetarët përballë pjesëtarëve të Njësisë Speciale: Për çka jeni ardhë…

Pamje nga qendra e Skënderajt, qytetarët përballë pjesëtarëve të Njësisë Speciale: Për çka jeni ardhë…

Thaçi nga Haga godet ata që e quanin flamurin ‘lara-lara’

Thaçi nga Haga godet ata që e quanin flamurin ‘lara-lara’

Osmani zbulon detaje të tjera: Qeveria Kurti ka thënë se ishte gabim i madh që u ula në tryezë me presidentin Trump

Osmani zbulon detaje të tjera: Qeveria Kurti ka thënë se ishte gabim i madh që u ula në tryezë me presidentin Trump

Florin Krasniqi: Kurti duhet me iu kërku aktivistëve të mos fyejnë, kur i ofendon njerëzit duhet me u ballafaqu

Florin Krasniqi: Kurti duhet me iu kërku aktivistëve të mos fyejnë, kur i ofendon njerëzit duhet me u ballafaqu

“Askush nuk guxon të prekë kufijtë e Kosovës”- Osmani zbulon se çfarë garance i dha ShBA-ja

“Askush nuk guxon të prekë kufijtë e Kosovës”- Osmani zbulon se çfarë garance i dha ShBA-ja

Abdixhiku për Kurtin: Ekziston një apetit i pashpjegueshëm për kontroll të institucioneve

Abdixhiku për Kurtin: Ekziston një apetit i pashpjegueshëm për kontroll të institucioneve