Kryesore

Ahmeti: LDK është strukur, s’po flasin për “Pronto II” – po frikësohen nga paditë ndaj Isa Mustafës

13.08.2016 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shpend Ahmeti ka akuzuar LDK’në se po hesht për aferën “Pronto II” për shkak se Kryeministri Isa Mustafa ka dosje në Prokurori. Kryetari i Prishtinës ka lëshuar akuza edhe në drejtim të ambasadorëve për shkak të heshtjes së tyre ndaj skandaleve të përgjimeve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e institucioneve. Anëtarët e Kryesisë së VETËVENDOSJE!-s, Shpend Ahmeti dhe Sami Kurteshi thanë se sistemi jonë politik është i kapur fund e krye dhe ftuan qytetarët që të bashkëngjiten në veprimin për ndaljen e kësaj të keqeje dhe kthimin e dinjitetit qytetar.

Në fjalën e tij, Shpend Ahmeti tregoi se si VETËVENDOSJE! gjithnjë ka shprehur shqetësimin e saj për kapjen e shtetit, kriminalizimin e institucioneve dhe përzierjen e pushteteve.

“Sa herë që të flasim ne si Lëvizje për kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e institucioneve, vazhdimisht marrim përgjigje nga pushteti se ne nuk i respektojmë institucionet. Por në fakt, jemi ne ata që po përpiqemi t’i shpëtojmë ato, pikërisht nga ky klan njerëzish”, tha Ahmeti në fillim të fjalës së tij.

Më tej Ahmeti përmendi disa raste nga përgjimet e fundit të publikuara nga ‘Insajderi’, të cilat tregojnë më së miri kapjen e shtetit.

“Në qoftë se në një universitet vendoset një njeri që nuk e di pse është vendosur, nëse në një bord zgjedhet dikush që nuk ka lidhje me funksionimin e atij bordi, atëherë duhet ta kuptoni se këto janë arsyet bazike pse Kosova është kështu siç është sot”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Ahmeti poashtu tregoi se edhe me punën në Komunë të Prishtinës kanë vërejtur këtë kapje të institucioneve të drejtësisë, duke treguar rastin e padisë për ndërmarrjen “Pastrimi”, rast ky që u fitua në Gjykatë Themelore dy herë, por u refuzua nga Gjykata e Apelit, ku tashmë është e dokumentuar se janë instaluar njerëz të pushtetit.

Në fund të fjalës së tij Ahmeti tha se sot e kësaj dite nuk kemi asnjë reagim nga ambasadorët, veçanërisht nga ambasadorët e Kuintit, që në vazhdimësi flasin për ruajtjen e demokracisë, për stopimin e korrupsionit dhe drejtësinë si dhe për heshtjen e LDK’së, e cila po frikësohet të jap deklarata rreth përgjimeve për shkak të dosjeve të Isa Mustafës në prokurori.

Në anën tjetër, Sami Kurteshi e quajti sistemin e drejtësisë të kapur e të kalbur.

“Numri i lëndëve nëpër gjykata nuk po shkon duke u zvogëluar, por duke u rritë. Sepse shumë lëndë nuk procedohen fare. Këtu kemi një sistem të kalbur”, tha në fillim të fjalës së tij, Kurteshi.

Ai e quajti lojë fjalësh deklarimin e vazhdueshëm se si në Kosovë ka ndarje të qartë mes pushteteve, pasi që janë qeveritarët që po kontrollojnë edhe legjislativin, edhe gjyqësorin.

Tutje, Kurteshi tha se njerëzit në vendin tonë përveç se po e humbin besimin dhe shpresën për drejtësinë institucionale, kanë filluar ta humbin besimin dhe shpresën edhe në drejtësinë shoqërore, gjë që Kurteshi e quajti tragjike për Kosovën.

“Sa herë që e kemi kritikuar apo akuzuar këtë sistem, na kanë thënë vazhdimisht ‘drejtohuni në Prokurori’, por kjo ishte një ftesë cinike sepse po shihet se kush është sot në krye të këtyre institucioneve të drejtësisë”, deklaroi Kurteshi.

Në fund të konferencës, Kurteshi ritheksoi se gjyqësori është në gjendjen më të rëndë, dhe për këtë konstatoi se zgjidhja për këtë vjen nga veprimi i ndërgjegjshëm politik. Dhe për këtë, Kurteshi tha se VETËVENDOSJE! është ajo që në vazhdimësi ka luftuar për ndërgjegjësimin e politikës, si dhe fare në fund, ai bëri ftesë për secilin qytetar që t’i bashkëngjitet veprimit për kthimin e dinjitetit njerëzor.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje