Kryesore

Banorët nuk u lejohet të shkelin bjeshkën për të cilën nënshkruan Kosova me Malin e Zi

11.08.2016 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Banorët nuk u lejohet të shkelin bjeshkën për të cilën nënshkruan Kosova me Malin e Zi

Këshilli i fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave të vijës kufitare me Malin e Zi, përmes një komunikate për media kanë njoftuar për vizitën që dje kishin planifikuar t’i bëjnë bjeshkëve që njihen si vendi te “Kulla e Zhlepit”.

Arsye e kësaj vizite, sipas këtij Këshilli, thuhet të ketë qenë vizita e planifikuar në varrezat e të parëve të tyre. Por ky planifikim nuk mundi të kryhej nga gjithë këta fshatarë. I pamundshëm ishte udhëtimi i tyre për në vendin e paralajmëruar. Banorët thonë se u ndaluan të shkojnë në vendin ku ata për çdo vit ishin vizitorë, dhe aq më shumë ata paralajmërojnë radikalizim të veprimeve nëse do të vazhdohet me këtë bllokadë. Këshilli thotë se është pikërisht kjo bjeshkë e cila tash mëtohet se i takon Malit të Zi e për të cilën ata historikisht kanë pasur ‘hise’.

“Kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasi që ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar”, deklarohen ata. Vetë Këshilli ka njoftuar për situatën e djeshme, përmes një shënimi dërguar mediave, të cilën po e publikojmë të plotë: Ne qytetaret e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, që i kemi pronat dhe bjeshkët tona te Kulla e Zhlepit, me datë 10 gusht përderisa ishim duke shkuar për të vizituar bjeshkën dhe varrezat e të parëve tanë, u ndaluam në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi. Kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasi që ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

Ne në shenjë proteste bllokuam rrugën kryesore për orë të tëra, shprehëm pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit.

Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente