Lajmet

Osmani: Propozimi i Komisionit Shtetnor e shkel edhe Ahtisarin (Video)

09.08.2016 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

https://youtu.be/4Pf5JcyYCRIKuvendi nuk asht dashte me pranue Demarkacionin, pa kerkue falje Kryeminstri per ofendimet

Vjosa Osmani nga LDK ka qene mysafire ne emisionin Rrokum Roll te Fidan Jupolli.

Osmani ka thane se perderisa nuk ka ndonji pajtim se paku te mbi 2/3, atehere duhet me prite probleme te ndryshme, tue shtue ketu se nji parti opozitare gjithmone ka qene se ka me perdore cdo mjet nese vjen per votim Demarkacioni dhe kjo u pa sot me ate qe ndodhi ne Komisionin per Pune te Jashtme, i cili duhet me kalue cdo marreveshje nderkombetare ne Kuvend.

“Natyrisht se jo vec une, por edhe nji numer i madh i deputeteve nuk pajtohemi me keto veprime”, ka thane Osmani, tue shtue se Demarkacioni mundet dhe duhet te rrxohet me vote, sepse cdo metode tjeter vec cka e shtyjne kete proces dhe nuk e parandalojne.

Osmani ka deklarue se cashtja e Demarkacionit nuk duhet me ardhe ne Kuvend pa kerkue falje Kryeministri, sepse simbas asaj ai i ka fye rande njerezit qe kane ekspertize te caktueme ne kete fushe dhe kane kundershtue me argumente ne menyra te ndryshme Demarkacionin.

Osmani me kete, ju ka referue Kryeministrit, i cili i quejti ata qe kundershtojne Demarkacionin si njerez qe kane nevoje per kontrolla mjekesore.

Osmani ka thane se i ka ba disa pyetje ne debatin e 3 Gushtit per Demarkacionin, por ne asnjanen nga pyetjet nuk i jane pergjigje.

Ajo ka sqarue ne vazhdim ne Rrokum TV se, propozimi i Komisionit Shtetnor nuk asht ne perputhje me kerkesen Pakos se Ahtisarit. Simbas Ahtisarit, 31 Dhetori 1988 asht data qe parasheh kufite e Kosoves, qe kane qene ne fuqi ne vitin 1974.

Ajo ka thane se kadastri nuk e percakton kufinin shtetnor, tue marre shembull si me thane qe nji udhezim administrativ e percakton Kushtetuten, e kjo asht absurde.

“Me argumentu asht deshmue me 3 Gusht se ky Demarkacion nuk asht ne rregull, por tash duhet me u deshmue me vota”, ka theksue ajo.

Deputetja Osmani tue komentue deklaratat e Ambasadorit Amerikan, ka thane se nese i marrim per baze deklaratat e tij para disa muejve, kjo e tashmja asht ma ndryshe, tue specifikue se pamvaresisht se a votohet Demarkacioni, SHBA kane me qene ne anen e qytetareve te Kosoves. Ajo ka shtue se kjo deklarate mjafton per te.

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise e ka mbrojte kete territor qe ka Kosova dhe nuk mundet me u votue nji tjeter alternative, ka shtue ma tej Osmani.

Ajo ka shtue ne vazhdim se ne vitin 2007, dikush nga Kosova ka dergue koordinata te kufijve te Republikes se Kosoves ne nji organizate qe quhet Euro Geographics, nuk dihet kush kane qene keta persona, por dihet qe ne ate kohe kane qene bisedimet Kosove-Serbi per statusin e Kosoves, me ekipin e Unitetit te udhehequn nga Fatmir Sejdiu. Simbas Osmanit, Sejdiu nuk e ka autorizue askend dhe as ai vet personalisht nuk ka dergue koordinata.

Osmani ne vazhdim ka thane se edhe nese e marrim per baze kete qe kane ba keta persona anonime, edhe Mali i Zi ka dergue koordinata ne Euro Geographics, dhe simbas asaj qe asht publikue dje dokumenti zyrtare per Malin e Zi, ku thuhet se Mali i Zi ka 6 mije e 600 kilometra katrore ma pak se sa keto qe ka me i pase mbas Demarkacionit.

Osmani ka komentue per rrximin eventual te Qeverise, tue thane se kjo mundet me u ba vec me votebesim dhe ne asnji menyre tjeter, tue perfshi edhe deshtimin e Demarkacionit.

Ajo gjithashtu ka thane se pervec Demarkacionit, kriter per liberalizmin e vizave asht edhe luftimi i korrupcionit. Bile, ajo ka shtue qe edhe nese permbushen keto dy kritere, prape asht veshtire, per shkak te problemeve qe kane shtetet e BE’s me migrimin.

Me Osmanin ne Rrokum Roll asht komentue edhe cashtja e Asociacionit te Komunave me shumice serbe.

Ajo mendon qe, Asociacionin nuk kane me sjelle ne Kuvend , por kane me veprue tue hartue statutin, pa e dergue ne Kuvend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kjo është lagjia luksoze ku AKP-ja i shiti 2524m² pronë pa tender babait të deputetit të VV-së, Valon Ramadani

Kjo është lagjia luksoze ku AKP-ja i shiti 2524m² pronë pa tender babait të deputetit të VV-së, Valon Ramadani

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

Inspektorët bërthamorë do të rikthehen në Iran, njofton shefi i OKB-së

Inspektorët bërthamorë do të rikthehen në Iran, njofton shefi i OKB-së

Kurti: Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu

Kurti: Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nisim punën për formimin e institucioneve

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nisim punën për formimin e institucioneve

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit