Numri i viktimave nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Shkup është rritur ende, duke shkuar në 22.
Këtë shifër e rriti trupi i gjetur mbrëmë në lagjen “Çento” i një 12 vjeçari, i cili kishte mbetur i vdekur nga përmbytjet.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, djaloshi ka qenë duke lëvizur me traktor bashkë me gjyshin e tij nëpër Qarkoren e Shkupit.
“Njësitet e specializuara vazhdojnë po vazhdojnë kërkimet edhe për një foshnje, vajzë 16 muajshe, e cila dje është lajmëruar si e humbur, pasi i ka ikur nga duart babait të saj përderisa ka qenë duke udhëtuar në qarkoren e Shkupit”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e dikasterit të policisë, Liza Bedeska. Ajo ka konfirmuar se gjer më tani nuk janë lajmëruar të zhdukur të tjerë.


















