Lajmet

Lekaj: Ratifikimi i demarkacionit është më i rrezikshëm se humbja e mandatit të deputetit

09.08.2016 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lekaj: Ratifikimi i demarkacionit është më i rrezikshëm se humbja e mandatit të deputetit

Po bëhen gati gjashtë muaj që deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i kanë bojkotuar seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kjo i rrezikon ata që të humbin mandatin e deputetit
Por, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Palë Lekaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se më e rrezikshme është ratifikimi i marrëveshjes se humbja e mandatit të deputetit.

Sipas tij, pjesëmarrja e tyre në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë atëherë kur të vijë për ratifikim Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne do të vijmë në Kuvend kur të vij marrëveshja, jo për ta përkrahur por për të kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen”, ka thënë ai.

Lekaj po ashtu ka thënë se bojkotin e kanë bërë me vetëdije dhe janë të vetëdijshëm që mos prania në Kuvend për gjashtë muaj mund t’iu kushtojë me humbje të mandatit të deputetit.

“Kuvendi nuk punon për të mirën e qytetarëve pasi ka sjell marrëveshje që e dëmtojnë shtetin. Komisioni nuk do të thotë që e arsyeton pjesëmarrjen në seancë. Ne do të marrim pjesë në seancë kur e shohim të arsyeshme që është në rrezik Kosova”, tha ai duke shtuar po ashtu se beson që këtë javë do ta sjellin marrëveshjen me Malin e Zi për ratifikim.

“Mbetet tek deputetët të vendosin nëse do ta votojnë apo jo. Por ata duhet të tregojnë para qytetarëve që kanë integritet dhe janë autonom për të mirën e vendit” ka thënë Palë Lekaj për Telegrafin.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij.

Neni 25, paragrafi E, thotë: “Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës”.

Edhe në Ligjin e Republikës së Kosovës Nr.03/L-111, ‘Për të Drejtat dhe Përgjegjësit e Deputetit”, në nenin 8 sqarohet përfundimi i mandatit. Në pikën 1.5 thuhet: “Mandati i Deputetit/es përfundon para kohe nëse deputeti/ja për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar/e. Në raste të veçanta, Kuvendi mund të vendosë ndryshe” (sic.).

Për dallim nga deputetët tjerë të AAK-së dhe NISMA-s, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është rikthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje