Priten ndryshime rrënjësore në Qeveri

E publikuar: 08/08/2016 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partnerët e koalicionit janë duke zhvilluar diskutime për ndryshime rrënjësore në Qeveri.

Këto diskutime janë duke u zhvilluar në nivel partiak ndërmjet kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, dhe kreut të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të ndryshme i kanë thënë gazetës se ridizajnimi konsiston në zvogëlimin e kabinetit qeverisës, përmes fuzionimit të disa ministrive.

Nga zyrtarë të afërt me procesin gazeta merr vesh se është propozuar që tri Ministri të integrohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme.