Selimi: Mos e politizoni sulmin e mbrëmshëm

E publikuar: 05/08/2016 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai ka thënë që kjo çështje nuk duhet të politizohet duke iu drejtuar deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar pas deklaratës së Kuvendit të Kosovës e cila ka dënuar sulmin e mbrëmshëm duke mos u pajtuar me pikën e tretë.

Ai ka thënë që kjo çështje nuk duhet të politizohet duke iu drejtuar deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

“Politizimi kaq i ngutshëm i kësaj çështje po na lenë të mendojmë se diçka ka qenë e përgatitur për këtë punë. Para se ta kemi ekspertizën e vetme neve tash po na qesin para një pozite që të paragjykohet kjo punë. Nuk është rasti i vetëm i sulmit, jo shumë para pak ditësh keni pasur krijimin e një paniku në kohën e Beer festit, krijimi i një situate të tillë nuk është e pamundshme z.Zemaj mos u ngutni ky është sulm edhe ndaj nesh mos u ngutni me politizu një çështje të tillë”, ka thënë Selimi.