Banka Botërore prezanton Kornizën e re të bashkëpunimit me Kosovën

E publikuar: 01/08/2016 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot Zëvendësministri Ramadan Ilazi priti në takim Shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit, Mantovanelli prezantoi Kornizën e re të Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës. Në veçanti, u diskutuan zhvillimet në sektorin e energjisë, teknologjisë informative, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan prioritetet në kuadër të agjendës Evropiane, me ç’rast Zëvendësministri Ilazi prezantoi prioritetet kyçe që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe u diskutuan mundësitë e mbështetjes së Bankës Botërore për institucionet e Kosovës.