Lajmet

Për gjashtë muaj, 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion

21.07.2016 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Për gjashtë muaj, 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion

Nga aksidentet në komunikacion, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë humbur jetën 46 persona. Këto janë të dhënat e fundit që posedojnë autoritetet e rendit.

Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se referuar në një analizë që e kanë bërë autoritetet e rendit, në gjashtë muajt e fundit shqetësuese mbetet fakti që aksidentet me pasoja fatale kanë ngritje prej 4.17 për qind për këtë periudhë 6 mujore.

“Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit dhe shpejtësia, llogariten ndër faktorët kryesor që kanë rritur numrin e aksidenteve”, thotë Kelani.

“Arsyet e aksidenteve janë të ndryshme duke përfshirë mosrespektimin e ligjit për komunikacionin rrugor. Si faktorë kryesor është faktori njeri, por faktorët kontribues janë tejkalimi i shpejtësisë, mosvënia e rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes e deri te infrastruktura rrugore’’, ka thënë Kelani.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe shtimit të sigurisë në komunikacion, ai thotë se po zbatohet një plan policor i veçantë i cili ka të bëjë me përdorimin e veturave zyrtare pa shenja policore (vetura civile të policisë) me qellim të vëzhgimit të pjesëmarrësve në trafik dhe marrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit.

“Po ashtu ne kemi zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve në funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre. Kemi ndërmarr masat e nevojshme ligjore duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me Ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor’’, ka thënë Kelani.

Ndërkohë, ekspertë të komunikacionit, kanë identifikuar disa faktorë që ndikojnë në shtimin e numrit të aksidenteve. Muhamet Krasniqi, thotë se numri i aksidenteve në komunikacion rritet sidomos gjatë stinës së verës.

‘’Arsyet janë të shumta, por disa nga to janë edhe punimet në rrugë, aspektet teknike të automjeteve, temperaturat e larta gjithashtu ndikojnë në shpërqendrimin e situatës. Por, edhe ardhja e bashkatdhetarëve tonë e rrit numrin e veturave dhe e gjithë kjo ndikon në rritjen e numrit të pjesëmarrësve në komunikacion, gjë që mund të ndikojë edhe në uljen e sigurisë në rrugë”, thekson Krasniqi, transmeton rel.

Ndryshe, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore dhe rregullat në komunikacion, në mënyrë që të krijojnë kushte më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje