Lajmet

Drejtori i SHSKUK kërkon largimin e të akuzuarve në rastin “Stenta”

19.07.2016 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Drejtori i SHSKUK kërkon largimin e të akuzuarve në rastin “Stenta”

Zyrtarë të administratës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës u kanë përcjellë gjatë ditës së hënë të gjithë shefave të reparteve dhe menaxherëve të klinikave të institucioneve publike shëndetësore, porosinë e drejtorit të Shërbimit, Curr Gjocaj, që të dorëhiqen në një afat të shkurtër kohor, ose do të përballen me shkarkim të menjëhershëm.

Afati i dorëheqjes së tyre vlerësohet të ketë skaduar që prej fundjavës së kaluar ndonëse dita e hënë thuhet të ketë qenë një periudhë “reflektimi” për të gjithë drejtuesit në institucionet shëndetësore publike.

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, komunikimi me të cilin ka qenë i pamundshëm prej disa ditësh, pavarësisht përpjekjeve të Radios Evropa e Lirë, njoftohet ta ketë përcjellë tek vartësit e tij vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për largimin e të gjithë personelit të përfshirë në aktakuzën e kryeprokurorit të shtetit, në rastin e cilësuar si rasti “stenta”.

Javën e kaluar, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i tha Radios Evropa e Lirë se ka kërkuar nga drejtori i SHSKUK-së “të veprojë në përputhje me ligjin” ndërkohë që u ka bërë thirrje të gjtihë të akuzuarve “që të dorëhiqen dhe t’i mundësojnë drejtësisë ta kryej punën e vet”.

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ndërkaq në fundjavën e kaluar me një shkresë drejtuar Bordit ka kërkuar miratimin e “vendimit për shkarkim të menaxherëve” të përfshirë në aktakuzën e kryeprokurorit të shtetit për, siç thuhet, shpërdorim detyre dhe të fondeve për shërim të pacientëve jashtë instituconeve shëndetësore publike.

Por, drejtori i Klinikës Kardiologjike të SHSKUK-së, Gani Bajraktari, i cili tashmë është suspenduar nga vendi i tij i punës , i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i bordit të SHSKUK-së është politik dhe i jashtëligjshëm.

‘’Ky është vendim i drejtorit dhe mendoj se është vendim i ngutshëm dhe jashtëligjshëm, në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 31 të saj. Pa e marrë aktakuzën zyrtare ky është vendim diskriminues. Sipas e-mailit që kam marrë nga drejtori i SHSKUK-së, do duhej të suspendoheshin të gjithë të akuzuarit, e që nuk ka ndodhur . Thuhet se janë 44 persona nën akuza. Pra, mendoj se është një akt politik për të shpërfytyruar dobësitë që ka aktualisht shëndetësia. Dhe është një tentativë, por mendoj se është një hap jo i qëlluar’’, ka thënë Bajraktari.

Ai tha se e gjithë zhurma e ka vështirësuar gjithë punën në klinikën që ai udhëheqë.

“Ndihem keq edhe përballë pacientëve. Por, më vjen keq që kam mbetur pa i çuar përpara projektet e mia për atë klinikë, pasi që kam bërë ndryshime të mëdha. Për herë të parë në menaxhimin tim kemi trajtuar infarktin akut të miokartit dhe kam trefishuar metodat invasive. Për suspendimin diskriminues që është bërë unë do të ndjek procedurat penale ankimore’’, ka thënë Bajraktari.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka ripërsëritur qëndrimin se vendimi i bordit është “joligjor” meqë nuk ka, siç tha, një “aktvendim përfundimtar të organeve të drejtësisë”. Ai ka shtuar se tashmë është njoftuar edhe Komisioni për Shëndetësi i Parlamentit të Kosovës dhe mbetet të shihet se cka do të ndodhë në të ardhmen.

‘’Ne mbetemi prapa qëndrimeve që vendimi është jo ligjor dhe politik. Aq më keq që edhe bordi i SHSKUK-së ka rënë në grackë. Ne kemi njoftuar edhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësi për ngjarjet. Kardiologët që kanë aktakuzë, janë duke e vazhduar punën normalisht, dhe mbetet të shihet se cka do të ndodhë’’, ka thënë Syla.

Vendimi i Bordit për shkarkim të menaxherëve, thotë Blerim Syla i Federatës Sindikale “mund të nxis edhe largimin nga vendet e tyre të punës edhe të mbi 40 kardiologëve të përfshirë në aktakuzën e kryeprokurorit” që do të shkaktonte, sipas tij, “kolapsin e plotë të Departamentit të Kardiologjisë”.

Ndërkaq për Radion Evropa e Lirë, nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me ngjarjen, kardiologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kelmend Pallaska, është përgjigjur shkurt se‘’ vendimi i drejtorit Curr Gjocaj është politik’’.

Edhe shefi i Kardiologjisë Invasive, Sami Gjoka, ka thënë se vendimi i bordit të SHSKUK-së ka qenë i ngutshëm, meqë nuk ka verdikt final për asnjë mjek nga gjykata, dhe se aktakuzë mund t’i ngritet secilit person.

‘’Bordi ka marrë vendim, dhe u përket atyre. Mendoj se e dinë pse e kanë bërë. Verdikt final nga gjykata nuk ka, dhe unë e di se deri në vërtetimin e fajësisë ose pafajësisë. Aktakuzë mundet me ju ngrit secilit person, por gjykata vendos për fajësi ose pafajësi’’, ka thënë Gjoka, transmeton.

Ndryshe Kryeprokurori i Shtetit pak javë më parë ngriti aktakuzë ndaj 64 personave në mesin e të cilëve ndodhet edhe ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani dhe mbi 40 mjekë të SHSKUK-së, për sçc thuhet shpërdorim detyre dhe të fondeve për dërgimin e pacientëve për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit