Lajmet

Qeveria pajtohet të shtyjë procedimin e ratifikimit të Demarkacionit

15.07.2016 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria pajtohet të shtyjë procedimin e ratifikimit të Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbështetur shtyrjen për pak kohë të procedimit në Kuvend për ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përderisa të hapet edhe një debat publik me ekspertët.

Megjithatë, Mustafa sërish ka shprehur bindjen e tij se me marrëveshjen aktuale për Demarkacion, Kosova nuk ka humbur territor, siç pretendon opozita apo edhe disa deputetë të partive në pushtet.

“Ne, për këtë mbledhje e kemi pas planifikuar që të trajtojmë edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimi e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili ligj është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë, sipas tij, partnerët e koalicionit, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike janë pajtuar që të shqyrtohen edhe mundësitë shtesë para se Marrëveshja të procedohet në Kuvend.

“Kemi vlerësuar se ka mundësi që akoma të shfrytëzojmë këtë hapësirë dhe të studiojmë të gjitha mundësitë që me ligj të shohim hapjen e mundësive për të argumentuar vërtetë që ligji mund të përfshijë argumentimin e fakteve, që do të mundësonin që në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të krijohen situata në të cilat ne do të mund të bisedonim dhe të rishikonim pjesë të caktuara të marrëveshjes në bazë të interesit dypalësh”, është shprehur Mustafa.

Pavarësisht shtyrjes së procedimit në kuvend, kryeministri Mustafa, beson se me demarkimin e kufirit me Maqedoninë dhe tani me Malin e Zi, Kosova nuk ka humbur, por ka shtuar territor.

Sipas kryeministrit, bazuar në shifra zyrtare, Kosova kishte 10 mijë e 887 kilometra katror, kurse tani shifrat e Komisionit shtetëror prezantojnë territor prej 10.906 kilometra katrorë.

“Prandaj që të mos manipulohet me ndjenjat e qytetarëve edhe si kryeministër, por edhe si Qeveri do të kërkojmë nga opozita që të tregojë lidhur me territorin edhe të tregojë se sa është territori i Kosovës tani sipas tyre”, ka thënë Mustafa, transmeton rel.

Sidoqoftë, me gjithë paralajmërimet, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është shtyrë për pak kohë përderisa të sqarohen fillimisht dilemat dhe të arrihet konsensusi politik brenda koalicionit qeveritar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje