Johnny Depp nxjerr në shitje kompleksin e tij për 55 mln dollarë, dyfishin e çmimit të kërkuar

E publikuar: 14/07/2016 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur hollivudian Johnny Depp që është në mes të një divorci me Amber Heard ka nxjerrë në shitje një nga shtëpitë e tij në një fshat francez me dyfishimin e çmimit që e nxorri më parë dhe që kërkohej në treg

Depp po e nxjerr kompleksin e tij në jug të Francës në shitje për rreth 50 mln euro, me dyfishin e çmimit që kërkoi më parë.

Pasuria e aktorit, në një ish-fshat me më shumë se një duzinë ndërtesa, së pari doli në treg në qershor të vitit 2015 për 26 mln dollar.

Por kompleksi doli jashtë tregu vetëm pas disa muajsh, dhe tani por rivihet sërish në listë.