Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” emërohet Ilir Abdullahu.
Kështu ka njoftuar kjo komopani nëpërmjet një komunikate për media.
Sipas njoftimit, Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. në një mbledhje të rregullt të mbajtur gjatë ditës së sotme, me shumicë votash vendosi që të emëroj kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie , Ilir Abdullahu, në një mandat 3 vjeçar.
Emërimi i Abdullahut në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv nga bordi i drejtorëve, erdhi pas një konkursi publik, pas pranimit me aksionarin dhe donatorët e sektorit të ujit në Republikën e Kosovës dhe pas një përformance pozitive si Ushtrues Detyre i deritanishëm i KUR”Prishtina” sh.a.

















