Hoxhaj numëron kërcënimet me të cilat përballet Ballkani

E publikuar: 14/07/2016 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, ku ka folur për sfidat rajonale të sigurisë dhe raportet e Ballkanit në këtë dekadë, që sipas tij është e paqartësive dhe kërcënimeve.

Hoxhaj ka thënë se rajoni i Ballkanit ende përballet me disa lloje të kërcënimeve, përkundër zëvendësimit të marrëdhënieve armiqësore në ato paqësore mes shteteve dhe shoqërive, transmeton Koha.net.

“Ato mund të grupohen nga çështjet e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia; kontesti i emrit të Maqedonisë; raportet e vështira ndërmjet entiteteve në Bosnjë; ndikimi rus në Ballkan dhe radikalizmi e ekstremizmi fetar”, ka shkruar Hoxhaj.