Lajmet

Pagesa për mjekët specialistë, pëprlas deputetët

14.07.2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pagesa për mjekët specialistë, pëprlas deputetët

Ndarja e mjeteve në vlerë prej 300 mijë euro për mjeket specialistë, ka ngjallë debat në Kuvend.

Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputeti i LDK-së Naser Osmani, tha se janë ndarë mjete në vlerë prej 300 mijë euro për mjeket specialistë të papunë.

“Është bërë ndarja e buxhetit prej 300 mijë euro, për pagesën e specialistëve të mjekësisë. Është zgjidhje e përkohshme. Komisioni i rekomandon ministrit të Shëndetësisë që ta hartojë listën e saktë të specialistëve që janë të papunë”, tha Osmani.

Në lidhje me këtë foli shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, i cili tha se mjetet janë ndarë për specialistët por duhet të futen dhe specializantët, në mënyrë që t’u krijohet mundësia që ta ndjejnë veten të barabartë me të tjerët.

E për këtë ka reaguar deputeti Gëzim Kelmendi, i cili tha se çështja e mjekëve specialistë, është politizuar, në mes të rivalëve të koalicionit PDK-LDK. E kritika pati dhe deputetja e VV-së Besa Baftiu, e cila tha se Adem Grabovci dhe dy partitë në pushtet, po duan të përfitojnë politikisht nga kjo çështje.

“Adem Grabovci deshi të përfitoj me përkrahjen e specialistëve dhe specializantëve të papunë dhe pa rroga që kryejnë specializimin. Dy grupet në pushtet po duan të përfitojnë politikisht nga kjo çështje”, tha ajo. E menjëherë pati reagim nga Grabovci i cili tha se s’ka nevojë për fushatë, pasi që ai i ka votat e sigurta. “ Është e vërtetë se këtu çdo gjë po bëhet për politikë. Por në fund të fundit në politik jemi. Skam nevojë me ba fushatë se i kam votat e sigurta sa herë që dalim në fushatë”, tha Kelmendi.

E Baftiu tha se është e vërtetë që Grabovci i ka votat, pasi që e kanë dhe buxhetin dhe i blejnë ato.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”