Lajmet

Stojanoviq i cilëson ‘të politizuara’ gërmimet në kampusin e UP-së

13.07.2016 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Stojanoviq i cilëson ‘të politizuara’ gërmimet në kampusin e UP-së

Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cilësoi punimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për hetimin e një varreze të dyshuar nga periudha e luftës, si “jo qëllimmira” dhe që, sipas tij, provojnë të “politizojnë çështjen e objektit të Kishës” që gjendet në oborrin e Kampusit të Universitetit.

Stojanoviq, që përcolli të mërkurën fillimin e punimeve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, në hetimin e terrenit për varrezën ku dyshohet të jenë varrosur viktima shqiptare, tha se “Kisha ka një rëndësi jetike për serbët e Kosovës”.

Duke theksuar se “nuk ka asnjë kundërshtim për gjurmimin e cilitdo vend për varrezë”, Stojanoviq tha se “nuk jemi të bindur se ekziston një qëllim I mirë për ta gjetur një varr ose varrezë dhe kjo po politizohet me qëllim që cështja e këtij objekti të shndërrohet në dicka tjetër dhe të vendoset në një kontekst negativ”.

Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, filloi gërmimet afër një Kishe Ortodokse Serbe në Prishtinë, që gjendet në kampusin e UP-së, me dyshimin për ekzistencën e një varreze nga periudha e luftës.

“Unë pres që kur të kryhet kjo që ka filluar, të gjithë ata që kanë filluar këtë nismë që këtu të gjurmohet, ta mbështesin iniciativën tonë që kjo faltore të përfundojë dhe t’i vëmë pikën kësaj cështjeje. Do të insistojmë që kjo Kishë të përfundohet dhe t’I kthehet qëllimit të saj, sepse është e ndërtuar si Kishë që njerëzit të falen në të dhe jo si dicka tjetër”.

“Sepse kjo është një cështje me përparësi dhe cështja me e rëndësishme për serbët në Kosovë dhe dua që t’ju bëj thirrje të gjithëve që ta pranojnë si të tillë dhe jo që kjo temë, tema e kësaj faltore dhe Kishe të politizohet dhe të shtyhet në cfarëdo konteksti tjetër përvec atij që I takon: se kjo është faltore e Kishës Ortodokse Serbe dhe I popullit serb që jeton këtu”, tha zëvendëskryeministri I Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Kisha në oborrin e Kampusit të Universitetit të Prishtinës, filloi të ndërtohej në vitin 1992, në periudhën e administrimit serb të Kosovës.

Kisha ka ngjallur kundërshtime dhe debate ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, ndërkohë që përfaqësuesit politikë serbë kanë këkruar zyrtarizimin e saj dhe përfundimin e punimeve në këtë objekt. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”