Lajmet

Pikëpamjet anti-myslimane në rritje në Evropë

12.07.2016 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pikëpamjet anti-myslimane në rritje në Evropë

Raportet e Evropës me minoritetin e saj mysliman për një kohë të gjatë kanë qenë të vështira dhe me ankth, shkruan në fillim të një artikulli e përditshmja, Washington Post, dhe vlerëson se gjatë vitit të kaluar duket se kjo gjendje është përkeqësuar.

Vala e refugjatëve dhe migrantëve nga vendet me shumicë myslimane e kanë nxitur debatin për imigrimin në kontinet, duke shkaktuar ngritjen e partive të së djathtës ekstreme dhe me gjasë kanë kontribuar në vendimin e Britanisë për tu larguar nga Bashkimi Evropian, shkruan gazeta, dhe përkujton se njëherësh, grupet që pretendojnë se janë të inspiruara nga një verzion ekstremist i islamit, kanë ndërmarrë sulme shkatërruese në Francë dhe Belgjikë.

Në këtë aspekt, vlenë të theksohet edhe hulumtimi më i ri i Pew Research Center (Qendra Kërkimore Pew), sipas të cilit në disa vende evropiane, duket se në vitin 2016 janë rritur pikëpamjet e pafavorshme ndaj myslimanëve.

Kjo shifër në Britani ka shënuar kërcim prej 9 në 28%, ndërsa në Spanjë dhe Itali, pikëpamjet e pavaforshme kanë shënuar rritje të madhe: prej 8 në përkatësisht 50 dhe 69%”.

Në Greqi, pikëpamjet e pafavorshme në vitin 2014 ishin 12%, ndërsa në hulumtimin e fundit ato janë rritur në 65%.

Në të gjitha dhjetë shtetet, ku është zhvilluar hulumtimi i Pew Research Center, mesatarisht 59% ndjejnë se rritja e numrit të refugjatëve do t’i shtoj gjasët e terrorizmit në vendet përkatëse, që është e dhënë më e lartë se sa për shqetësimet lidhur me ndikimet ekonomike apo krimet në pjesën më të madhe të shteteve.

Në Britani, 80% e atyre me pikëpamje të pafavorshme për myslimanët, e kanë një ndjenjë se refugjatët paraqesin kërcënim terrori.

Në hulumtimin e fundit të Pew Research Center, në përgjithësi shihet se personat e së djathtës kanë më tepër pikëpamje negative për myslimanët dhe refugjatët. Megjithatë, pikëpamjet më negative i kanë mbështetësit e partive të së djathtës ekstreme ose të atyre populliste, siç janë Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Frontit Kombëtar në Francë.

Njerëzit e moshuar dhe ata me nivel më të ulët të arsimit, po ashtu, kanë treguar prirje për të pasur pikëpamje më negative në pjesën më të madhe të vendeve, ku është zhvilluar hulumtimi, derisa rinia dhe personat me arsim të lartë ishin më tepër pozitiv për myslimanët.

Hulumtimet janë kryer në Hungari, Itali, Poloni, Greqi, Spanjë, Holandë, Suedi, Francë, Gjermani dhe Holandë.

Nga ana tjetër, e përditshmja londineze, Financial Times, shkruan se nacionalizmi është njëri nga traditat më të funqishme të Evropës moderne, por ishte diskredituar pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas një orteku të krizave që e kanë goditur Evropën gjatë dekadës së kaluar, nga të cilat votimi në Britani për tu larguar nga BE është shembulli i fundit, nacionalizmi po e bënë një rishfaqje, shkruan gazeta, në artikullin me titull “Nacionalizmi i ripërtrirë po e ndjek Evropën”, transmeton rel.

Derisa Evropa bashkëkohore është, fundamentalisht, kontinent paqësor dhe prosperues, Financial Times thekson se nacionalizmi me maska të reja është kthyer në skenë dhe manifestimet e tij më të qarta janë, së pari, përkushtimi i fuqishëm i qeverive të një pjese të vendeve për t’i mbrojtur interesat e veta kombëtare brenda BE-së, dhe së dyti, rritja e krahut të djathtë popullist vendës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje