Lajmet

Nuland nis vizitën në Kosovë

10.07.2016 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nuland nis vizitën në Kosovë

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka nisur takimet në Prishtinë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Nuland , fillimisht është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe më pastaj edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Nuland do të takohet edhe me përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të Kosovës, si dhe ata të shoqërisë civile.

Nuland me zyrtarët në Prishtinë do të bisedojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka thënë në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit me takimet në Prishtinë, ka nisur vizitën e saj në rajonin e Ballkanit dhe gjatë ditës do të udhëtojë për në Tiranë, dhe më 11 korrik do të vazhdojë vizitat edhe në Beograd e Shkup.

Vizita e ndihmëssekretares Nuland në rajonin e Ballkanit bëhet për t’u dhënë mbështetje proceseve integruese dhe në veçanti bashkëpunimit rajonal, në kohën kur problemet e brendshme të pothuajse secilit shtet veç e veç, kanë ndikuar mbi këtë proces.

Posaçërisht thuhet se Nuland do t’i kushtojë kujdes dialogut të Kosovës me Serbinë dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në fund të vizitës së saj në Ballkan, Victoria Nuland, do të udhëtojë për në Qipro. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje