Lajmet

Familja Bytyçi kërkon drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve

08.07.2016 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Familja Bytyçi kërkon drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve

Familja e tre shtetasve amerikanë, me origjinë shqiptarë nga Kosova, të vrarë në Serbi në vitin 1999, i ka akuzuar sot autoritetet në Beograd, për dështim që të dyshuarit të sillen para drejtësisë, përkundër premtimeve të përsëritura se do ta bëjnë këtë.

Vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, nga Bruklini, e kishin lënë biznesin e tyre me pica në Nju Jork, për të luftuar së bashku me kryengritësit shqiptarë kundër sundimit të Serbisë në Kosovë.

Ata ishin arrestuar në fund të konfliktit, kur ishin gjetur në pjesën qendrore të Serbisë. Trupat e tyre të pajetë ishin gjetur në varrezë masive në vitin 2001.

Në një letër të hapur për zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të nënshkruar nga disa intelektualë amerikanë dhe ballkanikë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, shprehet keqardhje që prokuroritë për krime të luftës në Serbi kanë dështuar ta zgjidhin këtë rast, edhe 17 vjet pas vrasjeve, duke vlerësuar se kjo është dëshpëruese” dhe “e papranueshme”, raporton agjencia AP nga Beogradi.

Në letër theksohet se në rastin Bytyçi, “presidenti i Serbisë dhe dy kryeministra aktualë në mënyrë të përsëritur kanë premtuar zgjidhje prej vitit 2006, por kanë dështuar të ndërmarrin hapa për sigurimin e këtij rezultati”

Në raport indikohet se “i dyshuari i parë i ka frikësuar dëshmitarët dhe mbetet afër anëtarëve të lartë të qeverisë aktuale”.

I pyetur për të komentuar, një zyrtar qeveritar serb, i njohur me këtë rast, tha se “ne kemi punuar në mënyrë intensive në rast”. Ky zyrtar ka folur në kushte të anonimitetit.

“Në rastin Bytyçi, liderët politikë serbë kanë dështuar në mënyrë të përsëritshme për t’i realizuar premtimet që u kanë bërë zyrtarëve amerikanë”, tha Praveen Maddhiraju, përfaqësues juridik i familjes Bytyçi.

“Për fat të keq, liderët e Serbisë kanë shumë më tepër të arritura në ndihmën për kriminelët e dyshuar të luftës”, tha Madhiraj, transmeton rel.

Robert L. Barry, ish-ambasador amerikan dhe shef i misionit të OSBE-së në Bosnjë, tha se nëse liderët serbë dëshirojnë ta udhëheqin vendin e tyre për në BE, “ata duhet ta ndalin mbrojtjen e e kriminelëve dhe të fillojnë t’i mbajnë fjalët e tyre”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje