Shkatërrohen mijëra armë të vogla dhe të lehta

E publikuar: 06/07/2016 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e punëve të brendshme e Kosovës ka njoftuar se nesër do të shkatërrohen 2382 armë të vogla dhe të lehta.

Në këtë mënyrë, me mbështetjen e Zyrës së jashtme gjermane dhe Programit për zhvillim të OKB-së, Kosova e shënon Ditën Ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve të vogla.

Këto armë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së saj në hetimin e krimeve.