Ekonomi

“Apetiti” çon lopë të ngordhur në fabrikë

06.07.2016 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Apetiti” çon lopë të ngordhur në fabrikë

Kompanisë kosovare “Apetiti” që merret prodhimin e mishit, i ka ngordhur një lopë gjatë rrugës së importit 29 lopëve të tjerave të cilat po hynin në Kosovë nga shteti i Kroacisë.

Lajmin për ngordhjen e kësaj lope e ka konfirmuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas AVUK, që nga Kroacia e deri në Kosovë kamioni i cili barte 30 lopët, njëra prej tyre e ngordhur janë transportuar nën vëzhgim të veterinarit deri në fermën e kompanisë së ‘Apetit”.

“Ngarkesa është transportuar deri në fermë nën vëzhgim, kafshët janë vendosur në stallë të thertores. Kafsha e ngordhur është urdhëruar të asgjësohet dhe asgjësimi është realizuar në prezencën e inspektoratit të AUV-së sipas kushteve qe kërkohen për asgjësim të kafshëve të ngordhura”, kanë thënë zyrtarë të AVUK për Gazetën Fjala.

Ndërkohë që edhe policia e Kosovës është në dijeni se në kufirin shtetëror ka hyrë një kamion i cili barte lopë. Madje vet shoferi i këtij mjeti i kishte lajmëruar doganierët se në kamionin e tij dyshonte se ka ngordhur një lopë.

Sami Ferizi nga kompania “Apetiti”, ka thënë për Gazetën Fjala se me datë 3 të këtij muaji kamioni që vinte nga Kroacia nëpërmjet Malit të Zi, është ndalur në pikën doganore në Pejë dhe është raportuar nga shoferi se një lopë i ka ngordhur gjatë transportit.

“Prej aty Policia dhe doganierët e kanë pa se lopa është e ngordhur. Rastin e ka konfirmuar edhe veterinari kufitar i Pejës. Nga aty kamioni në përcillje të policisë ka shkuar në pikën doganore në Mitrovicë për doganim”, ka thënë Ferizi nga kjo kompani.

Sipas tij veterinari kufitar në Pejë e ka lëshuar procesverbalin sipas të cilit është konfirmuar se një lopë e ngordhur është kamionin që transportonte gjedhe për “Apetitin” nga Kroacia.

Kontaktuar nga Gazeta Fjala, zyrtarë të policisë së Kosovës, nga rajoni i Mitrovicës kanë thënë se policia me datë 3 nuk ka ndalur asnjë kamion me dyshime të tilla.

“Policia nuk ka ndaluar asnjë kamion me përmbajtje të tillë”, ka thënë Avni Zahiti nga Policia e Kosovës

Lopa e ngordhur, sherr në mes të ‘Apetitit” dhe Policisë së Kosovës

Ndërkohë që një postim në rrjetin social Facebook nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës (emër i njohur për redaksinë), ka dal të jetë problematik për këtë të fundit.

Polici në rrjetin social kishte shkruajtur se si është ndaluar një kamion me lopë të ngordhur.

E për këtë çështje drejtues të kompanisë ‘Apetiti”, kishin shkuar në shtëpinë e policit për ti kërkuar vet llogari lidhur me atë postim.

Për rastin është e njoftuar edhe Policia e Kosovës. Sipas saj policia tashmë ka nisur procedurë ndaj drejtuesve të kompanisë.

“Disa orë pas postimit të policit në rrjetin social Facebook, njëri nga pjesëtarët e kompanisë ka shkuar në shtëpinë e policit për të kërkuar llogari. Policia tashmë lidhur me këtë rast ka iniciuar procedurë dhe rasti është nën hetime”, ka thënë Avni Zahiti për Gazetën Fjala.

Ndërkohë që edhe Sami Ferizi nga kompania ‘Apetit”, thotë se djali i vëllaut të tij ka shkuar në shtëpinë e policit sipas tij të komunikoj me të rreth polstimit.

“… ai ka shkuar që të komunikoj me ta, që ti thotë se përse e ka bërë një njoftim të tillë. Në rrugë e ka takuar baban e policit, i kanë pas disa fjalë me të. Por konflikt fizik nuk ka pasur”, ka thënë Ferizi.

Kompania “APETIT”, denoncon rastin në polici

Ndërkohë që pas postimit në Facebook, nga ana e pjesëtarit të policisë së Kosovës, drejtues të kompanisë ‘Apetiti’, kanë shkuar në polici dhe e kanë denoncuar rastin ndaj pjesëtarit të policisë.

“Të gjithë vëllezërit kemi shkuar në stacion të policisë dhe jemi ankuar për postimin e policit”, ka thënë Sami Ferizi nga kjo kompani.

Ndërkohë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kafshët e tjera të importuara me datën 04.07.2016 nga 29 krerë të cilat kanë qenë në automjetin transportues pas gjitha kontrolleve veterinare është konstatuar se nuk kanë ndonjë dyshim se kanë të bëjnë me ndonjë sëmundje infektive, tani ato janë nën kontroll të inspektorit veterinar.

“Ne momentin qe vendoset për therjen e tyre, 29 krerët do të theren në prezencë të inspektorit veterinar të autorizuar. Kontrolli i tyre do të behet para therjes gjatë procesit të therjes dhe pas therjes.”, kanë thënë zyrtarë të AVUK-ut./GazetaFjala/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje