Nesër nga ora 10 është ftuar Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Kuvendit për media këto janë pikat e rendit të ditës që pritet të votohen në seancën e nesërme:
R e n d i i d i t ë s
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-108 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e
Kosovës,
- Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
- Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
- Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,
- Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015,
- Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.
















