Lajmet

Alma Lama – nga deputete kundër ekstremizmit islam, ambasadore në djepin e krishtërimit (Video)

05.07.2016 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Alma Lama – nga deputete kundër ekstremizmit islam, ambasadore në djepin e krishtërimit (Video)

Kryeministri Isa Mustafa u “detyrua” ti dalë në mbrojtje ish-deptuetës Alma Lama që u emërua ambasadore e Kosovës në Itali, pas akuzuave publike se postin e ka fituar si “shpërblim” për votën pro Thaçit president. Kryeministri tha se “mburret me ambasadoren e ardhshme”, por karriera e Lamës është kontraverse për shumëkë.

“Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës”.

Ky është përshkrimi që i ka bërë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, amabadores së emëruar në Itali, Alma Lamës.

Me këtë konstatim nuk janë pajtuar shumë personalitete e parti opozitare, pasi për ta Lama është emëruar ambasadore vetëm pasi ka votuar pro zgjedhjes së Hashim Thaçit president, por para se ta jepte apo jo, këtë votë, Lama ka një karrierë të ndërtuar mes dy partive të ndryshme dhe një aktivizmi politik të lidhur me religjionin.

Madje në fushën e religjionit politik, deptuetës kosovare nga Kruja, i ka dalë punë me personalitete si presidenti turk, Erdogan e deri tek reperi nga Presheva, Gold AG.

Në fakt të gjithë filluan ta njohin Lamën, kur në një seancë të qershorit të vitit 2013, Lama po fliste “në emër të votës” si deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

“Jam këtu për të ngritur zërin për një rrezik të madh që po i kanoset Kosovës, e që është fundamentalizmi fetar”, kishte thënë Lama në Kuvend, duke reaguar në mënyrë specifike ndaj hoxhës Irfan Salihu i cili në atë kohë ligjëronte në mënyrë fyese ndaj gjinisë femërore.

Nga këtu Lama u bë një prej politikaneve më të përfolura për një kohë, pasi një i ashtuquajturi “forum i të rinjve mysliman”, që e kishin fyer Lamën gjë që qoi edhe largimin e saj nga Vetëvendosje.

Lama e kishte lidhur fyerjen e forumit dhe largimin nga VV-ja pikërisht për shkak të mosreagimit të VV-së.

“Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skënderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “Zërin” në korrik të 2013-s, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Pas kësaj, ajo vazhdoi të përplasej me komunitete islamike dhe të tjerë personalitete të tjera si Tayp Erdgan të cilit para se të vinte për vizitë zyrtare në Kosovë, i shkroi një letër në të cilën e bëri të ditur kundërshtimin e saj me politikat fetare dhe diskriminuese në qeverinë turke.

Edhe kjo radikalizoi qëndrimet kundër saj, saqë iu kushtua edhe një këngë nga një reper që këndon për nacionalizëm dhe religjion, Gold AG. Madje Lama kishte paditur reperin dhe kishte paraqitur rast të kërcënimit nga ekstremistët fetar.

Në krejt këtë vrull të ngjarjeve me ekstremistët, Lama kishte përfunduar si deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por krejt vonë, në shkurt të këtij viti, teksa ndaj imamit nga Prizreni, Irfan Salihu, me të cilin ka nisur fama e karrierës së Lamës, ishte ngritur aktakuzë për përçarje fetare, Lama kishte votuar pro zgjedhjes së Thaçit president.

Kjo sipas opozitës dhe personaliteteve të shoqërisë civile po llogaritet edhe si “kriteri” bazë mbi të cilën Lama është emëruar si ambasadore e Kosovës në Itali.

Tani, Lama nuk do të ketë mundësi që të jetë një politikane që lufton ekstremizmin, ndërsa vet Salihu, është amnistuar nga Kuvendi i Kosovës, me Ligjin për Amnisti, duke vazhduar të merret me ligjerata fetare./insajderi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit