Lajmet

Merkel dhe Hollande e shohin Edi Ramën si lider të Ballkanit (Foto)

05.07.2016 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Merkel dhe Hollande e shohin Edi Ramën si lider të Ballkanit (Foto)

Në takimin e organizuar nga presidenti francez dhe kancelarja Merkel si nikoqir, ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai që ka pasur rolin e “liderit ballkanik”, pasi që e ka udhëhequr një pjesë të takimit.

Sot në Paris ka nisur Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin qendror që u mbajt në Pallatin presidencial Elize, morën pjesë presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, kryeministri italian Renzi, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Në takimin e organizuar nga presidenti francez dhe kancelarja Merkel si nikoqir, ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai që ka pasur rolin e “liderit ballkanik”, pasi që e ka udhëhequr një pjesë të takimit, transmeton lajmi.net.

Ai është ulur në pjesën ballore të tavolinë, derisa në anën e djathtë të tij ka qenë presidenti francez, kurse në të majtë kancelarja Merkel.

LEXO EDHE: Selimi: Vëllezër kumanovarë, rrini vetit gati

Image

Përballë tij ka qenë kryeministrat e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Rama ka qenë i privilegjuar qysh në takimin e parë të liderëve të Ballkanit që më 29 gusht të vitit 2014 ishte mbajtur në Berlin.

Atij ky privilegj i ishte dhënë nga kancelarja Merkel, që aso kohe kishte dalë edhe në konferencë të përbashkët vetëm me të, duke e cilësuar edhe si përfaqësues të Ballkanit.

Një gjest i tillë kishte bërë që mediat serbe të kalonin në sulme të ashpra si ndaj kancelares gjermane ashtu edhe në drejtim të kryeministrit Rama.

Në anën tjetër, në këtë takim kryeministri kosovar, Isa Mustafa ka listuar projektet konkrete zhvillimore për të cilat ka interes të përbashkët në rajon, shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me vendet e rajonit si dhe vlerësoi rezultatet që po jep procesi i nisur në Berlin. /Lajmi.net/

Image

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente