Hajredin Kuçi, megjithatë raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

E publikuar: 04/07/2016 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane ku ka thënë se është ndërtuar infrastrukturë ligjore, kryesisht në fushën penale.

“Kemi qenë të fokusuar në tri drejtime, kemi bërë riorganizim të sistemit të drejtësisë që nga viti 2013. Kemi bërë ndryshimet e duhura. Çështja e implementimit të ligjit natyrisht lë për të dëshiruar”, ka thënë Kuçi, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se është ngritur niveli i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Ka numër të madh të marrëveshjeve dhe numër të madh të ekstradimit. Në fushën e infrastrukturës ligjore jemi fokusuar në fushën civile, dhe kemi kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve sepse kjo është shumë e vështirë”.

Ministri i Drejtësisë në këtë raportim para deputeteve ka thënë se është ngritur niveli i pavarësisë së zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas tij, duke bërë ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial.