Reperi serb i “vjedh” këngën e shqiptarit (Video)

E publikuar: 01/07/2016 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai ka huazuar projektin e Sergios, “I just Wanna Say”, këngëtarit nga Shqipëria i cili realizoi hitin kohë më parë.

MC Stojan mori këngën dhe e realizoi në serbisht këtë projekt, duke e përvetësuar atë, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, pas procedurave të inicuara, burimet e Telegrafit mësojnë se reperi serb ka paguar për të drejtën autoriale dhe ka marrë licencën nga vet Sergio dhe menaxhmenti i tij për projektin.
Nuk është hera e parë që serbët inspirohen, por muzika moderne shqiptare vetëm sa po shkon duke u përhapur në mbarë Evropën e pse jo edhe te fqinjët veriorë.