Lajmet

Kryeprokurori i Shteti kërkon më shumë efikasitet nga prokurorët

28.06.2016 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeprokurori i Shteti kërkon më shumë efikasitet nga prokurorët

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur sot takim me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit, njofton kumtesa nga Kryeprokurori, transmeton Koha.net.

Në këtë takim kryeprokurori Lumezi i informoi kryeprokurorët lidhur me mandatin e prokurorëve të misionit EULEX dhe kompetencat që do t’i kenë prokurorët vendës në rastet e krimeve më të rënda.

Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi kërkoi nga udhëheqësit e prokurorive, që të kenë bashkëpunim të mirëfilltë mes vete, me qëllim të unifikimit të praktikave nëpër prokurori dhe ngritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që t’i trajtojnë me prioritet lëndët e shënjestruara dhe të bashkëpunojnë ngushtë me koordinatorin për shënjestrimin e rasteve, njëherësh u.d. kryeprokurorin e PSRK-së, Reshat Millaku.
Ndër të tjera gjatë këtij takimi u bisedua edhe për ecurinë e rasteve më të ndjeshme, gjatë gjithë kohës sa lënda është në procedurë.

Lidhur me këtë çështje kryeprokurori Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët që të jenë sa më efikas në punën e tyre, që t’i mbikëqyrin prokurorët e prokurorive që i drejtojnë në trajtimin sa më efikas të rasteve dhe në afat sa më të shkurtër kohor hetimet të mbyllen, të pezullohen, të pushohen apo të ngritën aktakuza.

Gjatë këtij takimi, gjithashtu u bisedua edhe për Rregulloren për bashkëpunim institucional, e cila rregullore përcakton detyrimin e Prokurorit të Shtetit për njoftimin e institucioneve publike kur ndaj punonjësve të tyre ka filluar procedura penale, me përjashtim të rasteve kur mund të dëmtohet integriteti i hetimeve. Edhe për këtë çështje kryeprokurori Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët angazhim për implementimin e kësaj rregulloreje.

Në këtë takim u diskutua edhe për identifikimin e prokurorëve, të cilët në bazë të punës së treguar, performancës dhe guximit do të kenë vullnet të punojnë prokurorë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që siç u shpreh kryeprokurori Lumezi PSRK-ja duhet të forcohet edhe më tutje me prokurorë të tjerë, në mënyrë që të ketë efikasitet më të madh të punës së kësaj prokurorie ku trajtohen lëndët më të ndjeshme nga gjitha prokuroritë tjera.

Gjatë këtij takimi, u bisedua edhe për caktimin e ekspertëve, për çfarë u pohua se caktimi i ekspertëve duhet të kërkohet vetëm në raste të domosdoshme, pasiq ë pagesat e tyre po i kushtojnë shumë buxhetit të Prokurorit të Shtetit.

Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit që t’ia dorëzojnë raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje