Lajmet

Arrestohet egjiptiani që mori peng peshkarexhen, nuk dihet fati i dy shqiptarëve

28.06.2016 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arrestohet egjiptiani që mori peng peshkarexhen, nuk dihet fati i dy shqiptarëve

Është arrestuar në banesën e tij në Aleksandri 30 vjeçari Adel Muhamed Salam, peshkatari egjiptian që rrëmbeu anijen Çelepia 2 nga brigjet e Durrësit. Egjiptiani po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e pengmarrjes dhe fatin e dy peshkatarëve shqiptarë, të cilët ndodheshin me të në momentin e shkëputjes së kontaktit me autoritete portuale.

Arrestohet egjiptiani Adel Muhamed Salam, peshkatari që rrëmbeu  anijen Çelepia 2, në portin e Durrësit bashkë me dy peshkatarë shqiptarë. 30 vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Aleksandri, nga marina ushtarake e Egjiptit, për llogari të palës shqiptare.

Pas marrjes në pyetje Salam do të zbardhë çështjen e mbushur me mistër të pengmarrjes së anijes dhe kërcënimeve deri me jetë të dy peshkatarëve Luan Mema dhe Dhimitër Malja, që egjiptiani i bënte në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave nga pronari i anijes Çelepia 2.

Në orët e mëngjesit u konfirmua lokalizimi i anijes së peshkimit në një prej porteve të Aleksandrisë, bashkë me tre shtetas egjiptianë.

Adel Muhamed Salam, peshkatari 30-vjeçar njihet nga bashkëpatriotet e tij si person i dyshimtë me prirje kriminale. Prokuroria e krimeve të rënda dhe Interpoli janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet egjiptiane për gjetjen e dy peshkatarëve shqiptarë, për të cilët nuk dihet ende asgjë.

Anija e peshkimit Çelepia 2 u njoftua e zhdukur mesnatën e 21 qershorit nga pronari i saj, pas humbjes së kontaktit me tre peshkatarët që ndodheshin në bord.

Çfarë ka ndodhur sot në lidhje me anijen shqiptare

Burime të Ora News bëjnë të ditur se është arrestuar egjiptiani Adel Muhamed Salam i cili prej ditësh akuzohet se  ka rrëmbyer një peshkarexhe shqiptare së bashku me dy marinarë shqiptarë.

Mësohet se marina ushtarake në Egjipt kreu arrestimin pranë banesës së tij në Alesandri.

Nuk dihet ende fati i dy peshkatarëve shqiptarë, Luan Mema dhe Dhimitër  Malja ndërsa dosja është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ora 08:00: Sot ne mengjes u gjet anija 

Sot në mëngjes u mësua se u gjet në Egjipt peshkarexha shqiptare “Çelepia2”. Autoritetet egjiptianë e kishin gjetur anijen shqiptare të zhdukur prej 21 qershorit gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës, 27 qershor 2016, në brigjet e Aleksandrisë.  Por nuk kishte asnjë gjurmë të pengjeve të peshkatarit egjiptian, pasi brenda bordit të anijes ishin gjetur vetëm tre persona me kombësi egjiptiane.

Sot në mëngjes nuk dihej asgjë për vendndodhjen e rrëmbyesit egjiptian Adel Muhamed Salam dhe as të dy shqiptarëve të marrë peng.

Një ditë më parë, egjiptiani lëshoi kërcënimin e fundit ndaj pronarit të anijes.

Salam i la orën 20:00 të së hënës si afatin e fundit që pronari i anijes të depozitonte në llogari shumën prej 70 mijë eurosh, në të kundërt do të kërcënoi se do të djegë mjetin lundrues.

Por tashmë me gjetjen e anijes, hetimet janë përqendruar te fati i marinarëve të marrë peng.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje