Në mesin e shumë sukseseve që Era Istrefi tashmë i ka arritur, një tjetër lajm vjen nga ajo vetëm pak minuta më parë.
Këngëtarja ka zbuluar përmes llogarisë së saj në Instagram se është duke realizuar një set fotografik për V Magazine, revistën e famshme botërore, njofton Klan Kosova.
Për ballinën e kësaj reviste, kanë pozuar emra të mëdhenj të botës së artit ndërkombëtar, që janë: Beyonce, Selena Gomez, Nicky Minaj, Lady Gaga, Brad Pitt, Natalie Portman dhe të tjerë.
Ky fotosesion vjen vetëm pak ditë pas Era ishte e ftuar në paradën e komunitetit LGBT në Neë York, ku performoi me këngën e saj tashmë hit ndërkombëtar “Bon bon”.



















