Lajmet

Serbët festojnë ‘Vidovdanin’

28.06.2016 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët festojnë ‘Vidovdanin’

Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan, në veri të Prishtinës, për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi I kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike.

Në Gazimestan, të martën pas mesdite, u zhvillua një ceremoni pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi I shekullit të kaluar nën administrimin jugosllav, me një prani më të vogël të qytetarëve të komunitetit serb, në krahasim me vitet e tjera.

Liturgjia kryesore është mbajtur, gjatë ditës, në Manastirin e Gracanicës të cilën e udhëhoqi Peshkopi Teodosije I Peshkopatës Rashkë-Prizren. Në ceremoninë e sotme në Manastir mori pjesë edhe zëvendës kryeministri I Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Branimir Stojanoviq, I cili deklaroi se “serbët duhet ta ruajnë trashëgiminë e tyre në Kosovë”.

Festimeve të sotme, gjatë orëve të pasdites do t’I shtohet edhe përurimi I shtatores së Princit Lazar, të lartë mbi 7.5 metra dhe të vendosur në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Vendosja e shtatores ka ngjallur reagime të shumta në mesin e shqiptarëve të Kosovës, që e cilësuan si “nxitje të urrejtjeve etnike” ndërkohë që për serbët “vendosja e saj shënon kthim në rrënjët serbe”.

Kremtimi I Ditës së Shën Vidit, këtë vit u bë me përcjelljen e forcave të shumta të policisë që thanë se do të garantojnë sigurinë për secilin qytetar, lirinë e lëvizjes por njëkohësisht edhe se “nuk do të lejojnë provokimet”.

Dita e Shën Vidit, ose Vidovdani, është njëra prej festave më të rëndësishme për serbët e Kosovës, e cila në periudhën e dominimit të presidentit serb Sllobodan Millosheviç u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, që nxiti luftërat në Ballkan.

Kosova dy dekada më vonë, pas intervenimit të NATO-s, që nxori jashtë administrimin serb, shpalli pavarësinë e saj.(REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje