Lajmet

BREXIT mund të ndikojë mbi MSA-në për Kosovën

27.06.2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kosova mund të përballet me problemet në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, pas votimit në referendum për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, nëse ky proces ngadalësohet, thonë ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, rajoni i Ballkanit Perëndimor do të mund të neglizhohet në një periudhë të ardhshme, kur Evropa do të përqendrohet në bisedimet për daljen e Britanisë.

Autoritetet në Prishtinë kanë thënë se me votimin britanik për dalje nga BE-ja, Kosova po e humb një shtet aleat brenda këtij unioni, donacionet e të cilit kanë qenë të mëdha në Kosovë.

Por, ministri i Financave, Avdullah Hoti, vlerëson se largimi i Britanisë se Madhe nga BE-ja, nuk mund të ketë ndikim në ekonominë e vendit, njëherësh as në zbatimin e MSA-së, pasi sipas tij, shkëmbimet tregtare të Kosovës me këtë shtet janë shumë të vogla.

“Shkëmbimet tregtare më Britaninë nuk i kemi në nivele të larta që të ndikohemi nga kjo. Vendimi i Britanisë për dalje nga BE-ja është marrë tashmë, dhe të shohim se si do shfaqet marrëdhënie e re e Britanisë me BE-në”, ka thënë Hoti.

Edhe Gazmend Qorraj, ligjërues i lëndës ‘Ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian’, për Radion Evropa e Lirë thotë se largimi i Britanisë së Madhe nga ky union nuk mund të ketë ndonjë ndikim të shpejtë në zbatimin në Marrëveshjen për Stabilizim Asociim.

“Sa i përket implikimit direkt, konsideroj se nuk do të ketë (ndikim), sepse Kosova i ka detyrat e veta, e ka kornizën përmes së cilës duhet të zbatojë MSA-­në. Ndërsa të gjithë akterët e Bashkimit Evropian do të jenë të orientuar nga ristrukturimi i ri, lidhur me atë se çka do të ndodh tutje dhe cilët hapa do t’i ndërmarrë Britania drejt lëvizjes jashtë Bashkimit Evropian”, ka thënë Qorraj.

Në anën tjetër, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, konsideron se ndikimet politike që Kosova do të pësojë nga largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, pas një periudhe do të reflektohen edhe në aspektin ekonomik.

Për të gjitha këto, Gërxhaliu thotë se duhet pritur vendimin e Bashkimit Evropian, për dinamikën kohore të shkëputjes së Britanisë së Madhe.

“Dhe nëse do të ketë dy vjet, atëherë Kosova nuk do të jetë e reflektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por, sidoqoftë, është një momentum mjaft sfidues. Por, dua të besoj se komuniteti i biznesit vendor dhe sektori privat do ta përballojnë dhe do të gjejnë tregje alternative për të depërtuar në tregjet evropiane”, tha Gerxhaliu.

Në anën tjetër, sa i përket tregtisë së jashtme të Kosovës, Britania e Madhe nuk figuron si partner kryesor për eksport dhe import.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera e eksportit, gjatë vitit 2015, nga Britania e Madhe në Kosovë ka qenë 810 mijë euro, kurse importet e produkteve nga ky shtet në tregun kosovar kanë arritur në mbi 16 milionë euro. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit