Lajmet

Kosova refuzon t’ia ekstradojë Mbretërisë së Bashkuar priftin e dyshuar për pedofili

27.06.2016 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova refuzon t’ia ekstradojë Mbretërisë së Bashkuar priftin e dyshuar për pedofili

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e për ekstradimin e priftit të dyshuar për pedofili, Lawrence Soper, që u arrestua më 12 maj, në Pejë. Kjo me arsyetimin se sipas ligjeve në fuqi të Kosovës lënda e Priftit Soper i njohur në Kosovë si Andrew Charles është vjetruar. Londra kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për klerikun fetar të dyshuar për abuzime seksuale me fëmijë qysh nga viti 2012. Prokuroria e Shtetit, raporton Gazeta Express
Pesë vitet e banimit në Kosovë, gjatë arratisjes nga Mbretëria e Bashkuar ku kërkohej për pedofili, mund ta shpëtojnë priftin Lawrence Soper nga ekstradimi atje. Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar të hënën kërkesën e autoriteteve britanike për ta ekstraduar priftin në vendin e tij të lindjes, ku edhe dyshohet se abuzoi seksualisht me disa fëmijë në një kolegj privat kishtar të Londrës.

Gjykata e ka arsyetuar refuzimin me parashkrim absolut të lëndës ndaj Lawrence Soper, sipas dispozitave aktive të ligjit penal të Kosovës dhe ligjit në fuqi në kohen kur i dyshuari pretendohet se ka kryer veprën.

“Me dt. 20.06.2016 Kolegji Penal I Gjykatës Themelore e Pejës, me kërkesën e shtetit Britanik për ekstradim ka marr aktvendim mbi refuzimin e kërkesës për ekstradim për shkak te parashkrimit absolut te ndjekjes penale sipas dispozitave te ligjit penal te ish Kosovës si ligj me i favorshëm dhe ne ligjin ne fuqi ne kohen e kryerjes te veprës penale”, ka konfirmuar për Gazetën Express, Gjykata Themelore e Pejës, përmes zëdhënëses Selvane Bukleta.

“Andaj duke u bazuar në nenin 3 te Kodit Penal te Republikës se Kosovës , nenin 11 te LBJN (Ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar) të RK-së, neni 95 par. 3 te ish Ligji Penal ( LP –së) ish RFSJ-së dhe nenin 78 par. 2 e 3 te ish Ligji penal i Kosovës (LPK-së), personit ne fjale i ndalohet ekstradimi”, shpjegon tutje Bukleta, vendimin e Gjykatës që u mor pas shqyrtimit të dytë dëgjimor.

Pra, në kohën kur i dyshuari ka bërë krimin e drejta në fuqi ishte Kodi Penal i Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë. Ky ligj ka paraparë që vepër penale nëse nuk dënohet atëherë pas 15 viteve parashkruhet.

Vendimi i kësaj gjykate jep tri ditë afat të ushtrimit të ankesës për palët në Gjykatën e Apelit.

Deri të mërkurën (23. 06. 2016), kur ka përfunduar ky afat, bëhet e ditur se ankesë ndaj vendimit për mos ekstradim ka deponuar tashmë Prokuroria e Shtetit.

Rrjedhimisht, deri në plotfuqishmëri të aktvendimit me të cilin është refuzuar kërkesa për ekstradim, priftit britanik i vazhdohet masa e paraburgimit në Kosovë.

Lawrence Soper, sipas mediave britanike, akuzohet për abuzim të fëmijëve në shkollën e Shën Benediktit, një shkollë private-katolike, pjesë e kishës në Londër. Historia e tij e abuzimeve seksuale me të mitur dyshohet të ketë ndodhur qysh para 20 viteve.
Edhe pse në vitin 2010 ishte arrestuar nga policia në Britani, ai ishte lënë i lirë për të vazhduar më tej hetimet ndaj tij. Por që atëherë Soper nuk është paraqitur kurrë më në autoritetet britanike.

Dy vite pas, më 2012, Policia britanike kishte lëshuar për të urdhër-arrest ndërkombëtar.
4 vite më vonë, më 12 Maj 2016, prifti i njohur edhe me emrin Andrew Charles u kap në Pejë nga Policia e Kosovës.

Mendohet se britaniku jetoi, kryesisht në 5 vitet e fundit, në Kosovë, në një shtëpi private me qira, në Pejë. /GazetaExpress/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur