Lajmet

Rezultate të ulëta në luftën kundër “drogave të reja”

26.06.2016 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rezultate të ulëta në luftën kundër “drogave të reja”

Sot në botë llogariten që janë 200 milionë njerëz, të cilët përdorin për herë të parë droga. Sipas statistikave në botë, trendi i përdorimit të drogave, sidomos te shkollarët, është në rritje e sipër.

Ndërkaq, 25 milionë qytetarë thuhet se janë të varur nga narkotikët, derisa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë 15.3 milionë qytetarë që pastaj vuajnë nga sëmundje që shkaktohen prej përdorimit të drogave.

Shkaku i përdorimit të pakontrolluar të drogave, vetëm brenda një viti në botë vdesin më shumë 200 mijë persona.

Edhe Kosova nuk i ka shpëtuar këtij trendi. Në Kosovë llogaritet se janë rreth 3 mijë persona që abuzojnë me narkotikë.

Këto statistika i ka prezantuar Ministria e Punëve të brendshme në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga.

Nehat Mustafa, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator nacional kundër narkotikëve, për Radion Evropa e Lirë, jep detaje në lidhje me të dhënat për abuzimin me droga në Kosovë.

“Statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, flasin se në Kosovë janë rreth 3 mijë përdorues të substancave narkotike. Numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë në institucione shëndetësore, janë rreth 1500 persona”.

“Ndonëse organizatat joqeveritare që merren me problematikën e substancave narkotike dhe rehabilitimin e personave që i përdorin ato, thonë se janë mbi 25 mijë përdorues pasivë dhe pesë mijë përdorues aktiv në Kosovë, statistikat që ka Ministria e Punëve të Brendshme janë të sakta”, thotë Mustafa.

Në anën tjetër, Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim të narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës, bën të ditur se gjatë këtij viti janë konfiskuar mbi 260 kilogramë drogë të tipit marihuanë, por edhe lloje të tjera të substancave narkotike.

“Policia e Kosovës ka krijuar drejtorinë për luftimin e narkotikëve, ku janë mbi 100 pjesëtarë që merren me çështjen e parandalimit, zbulimit të veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike. Statistikat flasin se nga Policia e Kosovës këtë vit janë konfiskuar 260 kilogramë të llojit marihuana, derisa heroina është konfiskuar në sasi shumë të vogël, rreth 10 gramë”.

“Drogat e reja në Kosovë nuk kemi arritur t’i identifikojmë, e vetmja ka qenë një rast GHB, edhe disa tableta që janë konfiskuar. Ne kemi krijuar plan operativ për kontroll të bareve të natës për identifikimin e rasteve që kanë të bëjnë me drogat e reja”, shpjegon Nuhiu.

Ndryshe, sipas defektologut Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë, drogat e reja të dizajnuara janë kombinim i substancave të ndryshme kimike që përdoren në industri, si dhe për mirëmbajtje sanitare.

Një prej tyre, thotë Blakaj, e cila është e pranishme tash e disa vjet në qarkullim dhe ka përhapje të shpejtë, është substanca GHB, që është akronim i formulës kimike Gama Hidro Glabulin, një rast i së cilës i identifikuar, edhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Ai shton se përveç substancave të ashtuquajtura GHB, në dy vitet e fundit abuzuesit e narkotikëve përdorin edhe substancat narkotike si amfetamina dhe metamfetamina, e njohur si “speed” apo “shpejtësia”, e cila, sipas tij, është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Ndonëse të pranishme në Kosovë, shefi i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim të narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës, Bajram Nuhiu, ka thënë se deri më tash në Kosovë nuk është identifikuar asnjë person që përdor droga të reja.

“Deri tash nuk është regjistruar asnjë rast. Konsumuesit e këtyre drogave do të duhej të kërkonin ndihmë dhe ne nuk kemi asnjë rast që është raportuar qoftë prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, apo edhe nga Qendrat e Mjekësisë Familjare aponë Qendra Emergjente’’, shton Nuhiu.

Sidoqoftë, ajo që mbetet shqetësuese, sipas autoriteteve që merren me këtë problematikë, është se mosha e përdoruesve të substancave narkotike, çdo vit po bie, transmeton rel.

Sipas hulumtimeve të fundit, thuhet se tashmë në Kosovë, janë 12-vjeçarët ata që përdorin substancë narkotike, kryesisht të llojit marihuanë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit